Shënohen 5 raste të reja me Covid-19 në qytetin e Vlorës.

Këta të infektuar janë tashmë e konfirmuar dhe bëhet fjalë për 4 anëtarët e familjes se rastit të djeshëm të gjithë pozitiv dhe një rast tjetër i ri.

Mësohet se një nga të infektuarit është bashkëshortja e 40-vjeçarit të infektuar dje është punonjëse e një fasonerie në Vlorë.

Këto raste të 4 familjarëve të 40-vjeçarit janë në shtëpi, të karantinuar, me simptoma të lehta te virusit,

Po ashtu edhe rasti tjetër i konfirmuar, nuk janë nisur drejt Tiranës, por ndodhet në Vlorë.

Në ISHP u dërguan 14 tamponë për analizim, 12 prej të cilëve familjarë të rasteve dhe 2 raste te reja.

Ndërkohë ditën e djeshme u konfirmuan 44 raste pozitive, përkatësisht, 22 raste në Tiranë, 6 në Krujë, nga 4 raste në Durrës, Kamëz, Shkodër, 2 raste në Lushnje dhe nga 1 rast në Vlorë, Elbasan. 

Rastet e konfirmuara ishin kontakte të rasteve pozitive, por edhe shume raste të reja që janë në hetim në Shkodër, Elbasan, Vlorë.

/Ora News.tv/