Shënohen 14 raste të reja me Covid-19, shkon në 726 totali i të infektuarve

Shënohen 14 raste të reja me Covid-19, shkon në 726 totali i

Ulet numri i të infektuarve duke shkuar në 14 raste të reja me Covid-19 pas shifrës rekord me 34 të infektuar ditën e djeshme.

Dr. Marjeta Dervishi nga Instituti i Shëndetit Publik tha se “Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 264 persona të dyshuar me COVID-19.  Nga rezultatet e testimeve janë konfirmuar 14 raste pozitive me COVID19. Deri në këto momente janë testuar 7279 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 726 raste."

Kështu numri total i personave të infektuar në vend shkon në 726.

Ndërkohë, Kruja vazhdon të shënojë raste të reja, duke regjistruar 9 të tilla sot, ku një prej të cilëve vjen nga institucioni i vuajtjes së dënimit.

Rastet më të shumta nga Kruja - Rezulton se në Krujë janë zbuluar 9 raste të reja, 4 raste pozitive janë në Tiranë, mes të cilëve një dhe 1 rast i ri është në Shkodër.

Të shëruarit - Gjatë 24 orëve të fundit, 7 pacientë të tjerë, të gjithë nga Shkodra, i janë shtuar listës së të shëruarve, duke e çuar totalin e të shëruarve nga COVID-19 në 410.

Rastet aktive - Aktualisht në vendin tonë 288 janë persona aktivë me COVID19 dhe siç shihet numri i të shëruarve është më i lartë. Kjo tendencë tashmë vazhdon të jetë e qëndrueshme.

Të vdekurit - Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një pacient 60-vjeçar në spitalin universitar “Shefqet Ndroqi, i konfirmuar me COVID19, i shtruar prej dy javësh në reanimacion, i cili vuante nga disa sëmundje bashkëshoqëruese. Deri sot, 28 qytetarë e kanë humbur betejën me këtë sëmundje megjithë përpjekjet e stafit mjekësor.

Në spital - Ju informojmë se, në shërbimin infektiv aktualisht janë 30 të shtruar nga të cilët 4 pacientë janë në terapi intensive.

Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 6 pacientë të shtruar. 2 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 pacientë janë në pavion.

Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 36 pacientë.

Harta e të prekurve nga COVID-19 zgjerohet në Krujë, Tiranë, Shkodër. Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon: 

Bashkia
Të prekur
Të shëruar
Tiranë
293
183
Shkodër
104
55
Krujë
92
7
Durrës
42
36
Fier
37
27
Kurbin
31

Korçë
19
18
Elbasan
18
15
Kukës
18
10
Lezhë
14
14
Has
14
12
Kavajë
9
8
Lushnje
7
4
Vlorë
5
4
Pukë
5
4
Mirditë
5
3
Rrogozhinë
4
4
Tropojë
4
4
Berat
3
2
Mallakastër
1

Mat
1

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje të gjithë qytetarëve që të vazhdojnë të respektojnë masat e vendosura si e vetmja armë që kemi në dorë për të frenuar përhapjen e infeksionit.

Në kushtet e lehtësimit të disa masave është shumë e rëndësishme të zbatohen me përpikëri të gjitha udhëzimet e autoriteteve shëndetësore, të respektohet distancimi fizik dhe ruajtja e higjienës personale.

Nëse keni shenja të sëmundjes COVID19 telefononi numrin e urgjencës 127. Për çdo pyetje apo informacion rreth COVID19 telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40.


EMISIONET