Presidenti Ilir Meta sërish ka reaguar për shembjen e Teatrit Kombëtar. Në një postim në Facebook, kreu i shtetit shkruan se është koha për një reflektim të thellë, që të mos humbasim rrugën evropiane.

Meta i referohet shkrimit të gazetës franceze "Liberation", e cila thotë se prishja e Teatrit Kombëtar solli indinjatën e qytetarëve.

Presidenti Ilir Meta është shprehur për një hetim ndërkombëtar për shembjen e Teatrit, që sipas tij është i paligjshëm dhe antievropian.

/Ora News.tv/