Shembja e teatrit, Artur Zheji: Marrëzi! Është një kulturë provinciale

Shembja e teatrit, Artur Zheji: Marrëzi! Është një

Artur Zheji njihet për analizat e tij rreth çështjeve të ndryshme të aktualitetit shqiptar. I ftuar në "Mos i fol shoferit" në Ora News, ai dha mendimin e tij për shembjen e teatrit duke e konsideruar marrëzi të disa gjoja qytetarëve.

Artur Zheji: Mendoj që mund të ndërtohet një teatër i ri, pa u prishur i vjetri. Kjo është një marrëzi. Kjo është një kulturë provinciale e thellë që e kanë të vetën ca si gjoja qytetarë. Më parë ka patur një tendencë kur u bënë kto trikot e para të konsomizmit, merrnin gjërat me mobiljet më të vjetra. Unë kam një arkë të gjyshes sime 200 e ca vjeçare. Ia ka lënë gjyshi i vet gjyshes sime dhe se kam hedhur kurrë. 

Shyqyr kam gjetur konsensus që të mos e hedh sepse ajo ka një vlerë. Por ka të tjerë që hedhin një arkë 200 e ca vjeçare ose një mobilje shumë të vjetër, e cila mund të restaurohet. Teatri ka 70 vjet e nuk janë pak. Teatri 70 vjet nuk ka pse prishet. Bëjmë një të ri, atë nuk e prishim.

EMISIONET