Shembet tavani, turistët vrapojnë për të shpëtuar jetën

Shembet tavani, turistët vrapojnë për të shpëtuar

Të paktën 9 turistë janë plagosur pasi një çati u shemb ndërsa po ecnin në një shkallë lëvizëse.

Ngjarja ndodhi të dielën në qendrës turistike të malit Huashan në Kinë.

Momenti i frikshëm është filmuar nga kamerat e sigurisë.

Grupi i turistëve shihen të frikësuar ndërsa tavani i bie në kokë. Disa vendosën duart në kokë për të mbrojtur veten ndërsa të tjerët u përpoqën që të hidheshin nga shkallët lëvizëse e të largoheshin.

Disa turistë mbeten të mbllokuar poshtë mbeturinave derisa u liruan nga shërbimet emergjente.

Askush nuk u plagos rëndë por disa u dërguar në spital për trajtim mjeksor.

Qendra turistike po punon me autoritetet kineze për të përcaktuar shkakun e incidentit.

Qendra do të mbetet e mbyllur derisa hetimet të përfundojnë.



  

EMISIONET