Shemben godinat e Institutit Bujqësor në Kamëz, banorët në pritje të bonusit të qirasë

Shemben godinat e Institutit Bujqësor në Kamëz, banorët

Rreth 35 familje jetonin në konviktet në Institutin e Bujqësisë të cilat u shembën nga qeveria.  

Këto godina shtetërore ishin pjesë e Njësisë Administrative nr. 11 në kryeqytet ndaj për këtë ata banorë duhet t'i drejtohen Bashkisë së Tiranës lidhur me procedurat e bonusit të qirasë.

Kryetari i Bashkisë së Kamzës RakipSuli shpjegon se vetëm ata të cilët kanë pashaportizimin në Kamëz e përfitojnëqiranë nga kjo Bashki.

Rakip Suli:  Unë si kryetar i Bashkisë së Kamzës, të gjithë ata familjarë që kanë pashaportizimin në Kamëzpërfitojnë bonus qiraje. Dhe qiraje fiton, 1 plus 1 është 11 mijë lek të reja në muaj, 2 plus 1 është 15 mijë lektë reja në muaj dhe 3 plus 1 është 19 mijë lekë të reja në muaj.

Qytetarë të cilët banonin në këtë godinë,  tregojnë se që prej momentit që shtëpitë e tyre janë shembur, askush nuk është kujdesur për strehimin e tyre, edhe pse i janë drejtuar Bashkisë së Tiranës.

Banori: Neve na kanë dërguar për të bërë një bonus. Për këtë nuk e di kur të na njoftojnë. Na kanë mbajtur numrin e telefonit.

Gazetarja: Sa keni që e keni bërë?

Por ndërsa disa janë strehuar te të afërmit,  të tjerë kanë improvizuar çadra.

Banori: Na thanë që dilni se do ju sigurojmë ne çadër. Nuk na sollën çadër që nga tërmeti i parë. Shkova e bëra atë bonusin me qira në Laprakë . I kam dhënë numrin e gruas dhe as nuk na kanë njoftuar

Por godinat e dëmtuara nuk ruhen ashtu siç duhet nga efektivët e policisë, kjo hyrje këtu, është kthyer në banesë për këtë zotëri.

Gazetarja: A ju kanë thënë të dilni?

Banori 2: Po.

Gazetarja: Po pse nuk dilni?

Banori 2: Po ku të shkoj, jashtë, rrugëve? Unë jam 60 vjeç. Më parë kemi banuar tek blloku, barake.

Të dëmtuara jo vetëm nga tërmeti por edhe amortizimi ndër vite, banorët e këtyre godinave në institut mirëpritën shembjen, por kërkuan fillimisht strehimin e tyre.

EMISIONET