Shehu: S'mund të bëhen prova me impaktin e masave fiskale

Drejtori i Përgjithshëm i Deloitte Albania, Olindo Shehu i ftuar në "Ekopolitikë" në Ora News, tha se biznesi nuk mund të ketë luksin e provave të masave fiskale.

Shehu: Unë e mirëkuptoj situatën ku ne i japim vetes dy vite kohë për të parë efektin dhe marrim masa për ta rishikuar por nuk mund të bie dakord me të. Nuk e kemi luksin në Shqipëri, që të bëjë prova me impaktin që mund të ketë një masë fiskale, por duhet të marrim masa paraprake që këto përllogari të bëhen përpara. Ne ishim në dijeni të marrëveshjeve dyfishta me shtetin shqiptar në 2014 dhe 2015, por nuk kemi më marrëveshje më vonë. 

EMISIONET