Deputeti i Partisë Demokratike, nënkryetar i Komisionit të Jashtëm, i bën thirrje Presidentit Ilir Meta që të bëhet pengesë për emërimet e ambasadorëve të rinj mbi baza politike. Nga katër kandidatë për ambasadorë që dolën sot para komisionit të Jashtëm, sipas Shehut, dy prej tyre nuk kanë asnjë lidhje me sistemin diplomatik.

Shehu: Keshtu vecse shkaterrohet Trupa Diplomatike shqiptare.

Sot nga kater ambasadore, qe u diskutuan ne Komisionin e Jashtem te Kuvendit, dy prej tyre nuk i lidhte asgje me Sistemin tone Diplomatik.

Pa dyshim dicka e tille eshte e pa justifikuar ne vitin 2018, kur diplomacia jone eshte rritur, profesionalizuar e ka ne perberje shume diplomate te niveleve te ndryshme me pervoje e aftesi.

Nje politike e tille klienteliste jo vetem qe demton rende cilësinë e Sherbimit tone Diplomatik nga vendosja e te tilla emerimeve larg profesionlizmit, por dhe duke demoralizuar e demotivuar diplomatet tane, qe kane vite qe kontribuojne me aftesi e pasion ne kete sektor tejet te rendesishem, duke pritur te shperblehen me karriere.

I bej thirrje Presidentit Meta, qe duhet te thote fjalen edhe per keto raste te fundit, te tregohet nje barriere e pa kalueshme ndaj perzgjedhjeve te tilla, mbi baza politike, partiake apo subjektivizmi personal keto.

/Ora News.tv/