I ftuar në Ora News, ish-ministri i Shëndetësisë Tritan Shehu u shpreh se fakti që kemi një numër kaq të lartë të infektuarish tregon për një dështim të qeverisë për parandaluar pandeminë.

Shehu tha se kjo vjen pasi nuk ka një pasqyrim sipas të dhënave, prandaj nuk mund të ketë masa racionale.

Tritan Shehu: Fakti që kemi një numër kaq të lartë të infektuarish tregon për një dështim të qeverisë, dështimin e plotë të masave për parandaluar pandeminë. Tregon atë që kemi thënë prej kohësh, se jemi para një situatë që nuk është e pasqyruar sipas të dhënave dhe prandaj nuk mund të shoqërohet me masa racionale.

Ish-ministri u shpreh se masat e ndërmarra kanë qenë ekstreme dhe absurde, duke përjashtuar edhe mjekun e familjes që luan një rol të rëndësishëm për parandalimin e Covid-19.

Tritan Shehu: Kemi masa ekstreme dhe absurde, që në shumicën e rasteve ishin të kundërta me ato që duheshin marrë. Mjeku i familjes që është baza e parandalimit, është anashkaluar këtë periudhë. Kjo që po ndodh është ajo që pritej si pasojë së politikave dhe paaftësisë dhe mungesë së transparencës së kësaj qeveri në raport me luftimin e Covid-19.

Shehu shtoi se gjithçka është bërë për propagandë, pasi komiteti teknik nuk u pa kurrë aktiv dhe nuk kishte kundërshti apo mendime ndryshe me qeverinë.

Tritan Shehu: Gjithçka që është bërë këtu është bërë për propagandë. Kishim një komitet që asnjëherë nuk u pa të ishte aktiv, apo të kishte një mendim ndryshe në raport me qeverinë. Nuk u shfrytëzuan të gjitha kapacitetet laboratorike në vend, por u mbajtën vetëm dy laboratorë në mënyrë inkuzicionale, ashtu sikurse kanë bërë të gjitha vendet e tjera.

/Ora News.tv/