Shehi: U futëm kot në presion, jemi skuadra për tu mundur nga java në javë

Shehi: U futëm kot në presion, jemi skuadra për tu mundur nga

Pas fitores me Flamurtarin, trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi është ndalur për mikrofonin e gazetarëve ku ka analizuar takimin dhe emocionet e përballjes me mësuesin e tij.

"Përtej rezultatit, skuadrën kam dëshirë që ta shoh si në ndeshjen e sotme. Edhe në analizë dhe gjatë javës kemi punuar me aspektin psikologjik sepse luanim në transfertë. Cunat e ri duhet të japin maksimumin por e rëndësishme është që morën fitoren. Jemi të kënaqur me pikët që kemi marrë, por edhe me mënyrën e lojës. E kemi thënë, që gjithmonë do fokusohemi në ndeshjen e radhës. Ndjejna e të qënurit trajner është ndryshe nga ajo që përjeton në portë. Shyqyr po marrin rezultatet që prisnim edhe po fitoj edhe si trajner. Si lojtarë kam fituar shumë por si trajner është kënaqësi më e madhe. Ishte një ndeshje mes Flamurtarit dhe Skënderbeut, nuk kishte një duel mes meje dhe teknikut Daja, edhe pse e di se nuk do të jetë përballja e vetme mes nesh."-tha Shehi. 


EMISIONET