Shehi: Mendova tërheqjen nga futbolli, Takaj më bindi të vazhdoja

Shehi: Mendova tërheqjen nga futbolli, Takaj më bindi të vazhdoja

Orges Shehi është lideri i skuadrës që drejton kampionatin, Skënderbeun, megjithatë  përqindja ishte e lartë që klubi korçar këtë sezon të ishte pa shërbimet e portierit.

40 vjeçari zbuloi në "Ora Skaner" se e kishte vendosur tërqjen nga futbolli edhe i tunduar nga postet e ofruara në klubin bardhekuq, megjithatë kualfikimi i skuadrës në grupet e Europa League-s dhe një bisedë me presidentin Takaj e bën të ndryshonte mendimi duke vijuar të mbrojë portën e 6 herë kampionëve.

Erges Shehi:Kam qënë i vendosur të them të drejtën këto vitet e fundit, jo për shkak se nuk kisha mundësi për të luajtur futboll dhe të isha me atë idenë që futbolli të më linte mua jo unë të lija futbollin.Kanë qënë dhe disa indicie të tjera, po e them këtu për herë të parë këtu. Kanë qënë disa porta, dyer që u hapën, dyer shumë prestigjoze për të vazhduar në sport, në role drejtuese dhe jo si futbollist. Kjo më bëri që të mendoja seriozisht që t’i thoja jo sportit, por ecuria që bëmë në Europë, bisedova me presidentin dhe më komunikoi: “Hajde për Europë, sepse ne na ndihmon” dhe më atë marrëdhënie që kam unë me atë klub dhe me presidentin nuk mund t’i thoja jo.”

Shehi foli edhe në lidhje me paraqitjet e mira ët skuadrës në këtë edicion, megjithatë theksoi se ekipi mund të kishte edhe ndonëj pikë ëm shumë ën renditjs

Erges Shehi:Unë besoj se kemi bërë dy kampionate brënda një periudhe të shkurtër, pasi ne kemi zhvilluar 14 ndeshje në Europa League dhe 15 në kampionat. Kjo na ka shërbyer për atë që ka prodhuar fusha e lojës, ndoshta mund të kishim edhe ndonjë pikë më shumë.”




Orges Shehi prej 7 vitesh është pjesë e Skëndebreut ku ka fituar 6  tituj kampion, megjithëse njëri iu revokua pas dënimit nga ana e komisioneve të federatës shqiptare

EMISIONET