Shefja e mjekësisë së Skocisë jep dorëheqjen pasi u kap larg shtëpisë pa asnjë justifikim

Shefja e mjekësisë së Skocisë jep dorëheqjen pasi u kap

Shefja e Mjekësisë së Skocisë, Dr. Catherine Calderwood, ka dhënë dorëheqjen pasi u kap jashtë shtëpisë së saj pa ndonjë justifikim të duhur gjatë pandemisë së koronavirusit.

Calderwood doli në një konferencë për shtyp ditën e djeshme dhe kërkoi falje për veprimin e saj, por në mbrëmje ajo ka dhënë dorëheqjen.

“Sjellja ime mund të jetë një shpërqëndrim ndaj punë së jashtëzakonshme që po bën qeveria dhe mjekët ndaj luftës me koronavirusin dhe kjo është gjëja e fundit që unë dua”, shprehet Calderwood.

Calderwood u fotografua nga një gazetë skoceze pranë shtëpisë së saj të dytë, shumë larg nga shtëpia ku jeton aktualisht në Edinburgh.

EMISIONET