SHBA, nisin hetimet ndaj Facebook-ut

SHBA, nisin hetimet ndaj Facebook-ut

 Komisioni amerikan Federal i Tregtisë ka nisur hetimin ndaj Facebook, për të zbuluar nëse kompania ka shkelur ligjet për mbrojtjen e të dhënave.

Platforma sociale është kritikuar për dhënien e informacioneve të 50 milionë përdoruesve tek zyra britanike e konsulencës Cambridge Analytica, e cila besohet se i ka shfrytëzuar këto të dhëna për të ndihmuar fushatën presidenciale të Donald Trump në 2016.

Lajmërimi për nisjen e hetimit bëri që vlera e aksioneve të Facebook në bursën e Nju Jorkut të zbriste në 6.5%. Ndërkohë, zyrtarë të Komisionit të Tregtisë kanë deklaruar se nëse të dhënat e 50 milionë përdoruesve janë kompromentuar, atëherë ekspozimi financiar i rrjetit social ndaj gjobave mund të kapë vlerën e triliona dollarëve.

Kujtojmë se të dhënat e përdoruesve të Facebook janë korrur përmes një aplikacioni që i lejonte njerëzit t’i përgjigjeshin një pyetësori për të përcaktuar personalitetin e tyre. 

Edhe pse vetëm 270.000 përdorues e përfunduan këtë pyetësor, aplikacioni mundi të shfrytëzonte mënyrën si Facebook regjistron të dhënat për të marrë informacionet e miliona personave të tjerë. 

Përveç këtij hetimi, zyrtarët amerikanë kanë ftuar shefin e kompanisë, Mark Zuckerberg për të dhënë dëshminë e tij lidhur me mbrojtjen dhe monitorimin e të dhënave të përdoruesve.

EMISIONET