SHBA konsideron anulimin e fluturimeve me Kinën. 25 vdekje të reja, 6000 të infektuar

SHBA konsideron anulimin e fluturimeve me Kinën. 25 vdekje të reja,

Infeksionet nga koronavirusi i ri tejkalojnë ato të shkaktuara nga Sarsi. Nga përditësimi i fundit i të dhënave mësohet se epidemia e koronavirusit ka tejkaluar tashmë përhapjen e sindromës së vitit 2003 në Kinë.

5974 raste janë konfirmuar (krahasuar me 5327 të Sars në nëntë muaj), ndërsa vdekjet janë rritur në 132.

Është konfirmuar rasti i parë me koronavirus në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Ndërkohë gjatë natës u nisën fluturimet e para nga Ëuhani për të evakuuar qytetarët e huaj të bllokuar në qytetin karantinë.

Qytetarë amerikanë dhe japoneze mbërritën në destinacionin e tyre.

Ndërkohë, Shtetet e Bashkuara po shqyrtojnë mundësinë për një pezullim të mundshëm të të gjitha fluturimeve nga Kina, masë që deri më tani asnjë vend nuk e ka marrë.

Pas festës së gjatë të Vitit të Ri Lunar, u regjistrua një rikthim i papritur i tregtimit në Bursën e Hong Kongut, e cila në fillim humbi më shumë se 3%.

EMISIONET