SHBA ka 6.135 raste dhe më shumë se 110 vdekje nga koronavirusi

SHBA ka 6.135 raste dhe më shumë se 110 vdekje nga koronavirusi

Sipas raporteve të CNN, SHBA ka raportuar të paktën 6,135 raste dhe 112 vdekje.

70 raste janë shtetas të riatdhesuar - si ato të evakuuar nga Kina ose nga anija e lundrimit Princess Diamond.

6.065 raste u zbuluan dhe u testuan në Shtetet e Bashkuara.

Këto raste, që përfshijnë raste supozuese pozitive, tani vijnë nga të 50 shtetet në të gjithë vendin. Virxhinia Perëndimore, shteti i fundit i pa infektuar, konfirmoi rastin e parë sot.

112 njerëz kanë vdekur në shkallë vendi deri më tani.

New York është shteti i prekur më keq, me më shumë se 1.600 raste deri më tani. Uashingtoni nuk është shumë larg, me më shumë se 1.000 raste.

California ndjek me afro 600 raste.

Tani SHBA ka 6.135 raste dhe më shumë se 110 vdekje

EMISIONET