Shameti: Kundër Skënderbeut për rezultat pozitiv.Objektivi? Titulli kampion

Shameti: Kundër Skënderbeut për rezultat pozitiv.Objektivi?

Ylli Shameti ishte njeriu i suksesit për Kukësin në transfertën e vështirë të Lacit. Goditja me kokë e mbrojtësit që në atë takim mbante edhe shiritin e kapitenit i mundësoi kampionëve të largoheshin me maksimumin e pikëve nga kjo sfidë mjaft e ndërlikuar. Një fitore që vetë gjirokastriti e cilësoi si të vuajtur, por që ka rikthyer qetësinë në kampin blu.

“Padiskutim pas disa rezultateve negative ishte momenti që duhej një 3 pikësh.edhe pse me një lojë jo shumë të mirë, por kur merr pikët e plota ke kohë dhe për t’u rikuperuar dhe për të përmirësuar gabimet që u shfaqen atë ditë në ndeshje. Për të gjitha gjitha gjërat ishte një 3 pikësh sepse është një llojë qetësia dhe që na shërbeu edhe në gjendjen psikologjike të ekipit”.

Në një intervistë për “Ora News” Shameti u ndal edhe tek çastet e dhunës, ku Idrizi e Kale u goditën me sende të forta nga tribuna përballë e stadiumit.

“Këto episode për 2017 sfumojnë atë që po ndodh në fushën e lojës, çfarë bëjnë lojtarët dhe aktorët kryesorë në fushë. Këto ngjarje ndikuan dhe tek lojtarët e tjerë që ishin në fushë. Me këto gjëra duhet të merren organet kopetende por unë mendoj se futbolli duhet t’i bashkoj njerëzit dhe jo ti largojë ata, aq më tepër të krijojë një situatë dhune sikur ajo që ndodhi atë ditë në Laç”.

Kukësi i këtij sezoni ka hasur në disa vështirësi, megjithatë për Shametin diferencën e vetme me edicionin e shkuar kur kjo skuadër u shpall kampion e ka bërë ecuria mjaft e mirë e korçarëve, pasi në krahasim me vjet pikët e bluve janë thuajse në të njëjtin nivel.

Unë nuk mendoj se ka ndonjë ndryshim të madh përveçse lojtarëve. Pikët janë aty aty, ndoshta vjet nuk kemi pasur humbje dhe kjo është gjë e mirë, se nga ana psikologjike është diçka pozitive , të ngrin më lart, por unë mendoj se diferenca jonë me vendin e parë është për shkak se Korça ka bërë më mirë se neve. Për të ngushtuar diferencën me Skënderbeun ne duhet t’i marrim ndeshjen njëra pas tjetrës dhe të luftojmë për të marrë maksimumin, ndryshe nuk arrihet titulli kampion.

Javën e ardhmse Kukësin e pret një sfidë mjaft e vështirë pikërisht ndaj Skënderbut, për liderin e skuadrës veri-lindore edhe një barazim do të ishte një rezultat pozitiv.

“Padiskutim një Skënderbeu-Kukësi është një lloj klasikeje dhe të jep një emocion shumë të madh. I duhet dhënë merita atyre sepse po bëjnë shumë mirë jo vetëm në Europë por edhe në Kampionat, si dhe duke mos bërë hapa fals dhe kanë një ekip të konsoliduar, me lojtarë shumë të mirë, me një stol shumë të mirë, me një trajner jashtëzakonisht të mirë, kështu që duhet respektuar por jo mbivlerësuar se ne jemi ekipi kampion në fuqi, do shkojmë në Korçë me një gjendje më të mirë psikologjike se ajo që shkuam në Laç, sepse kemi marrë një 3 pikësh dhe na duhet vazhdimësia për të shkurtuar diferencën dhe të hapim aq më tepër kampionatin, duhet të riskojmë, të rrëzikojmë dhe një barazim ose fitore do na kryente shumë punë”.

Në mbyllje Shameti foli edhe për objektivin titull, por duke pranuar se Kukësi duhet edhe të kthej kokën pas për të mbrojtur vendin e dytë.

Objektivi i Kukësit është titulli kampion, por duhet parë ndeshjet një pas një dhe pas çdo ndeshjeje do vendosim objektivin e ndeshjes së ardhshme, sepse dhe ekipet e tjera po japin maksimumin dhe duhet të theksoj se kanë bërë mirë edhe kundra nesh, kështu që nuk duhet parë vetëm para, por duhet parë edhe mbrapa, kështu që ndeshje pas ndeshjeje do të shikojmë se si do shkojnë gjërat”.-përfundoi  Ylli Shameti që aktivizohet prej 4 vitesh me skuadrën e Kukësit dhe është shndërruar në një pikë referimi për skuadrën veri-lindore, falë lojës dhe mënyrën se si e interpreton fazën mbrojtëse dhe jo vetëm.



EMISIONET