Shah me të vetët

Shah me të vetët

Edi Rama nuk gënjen kur thotë se “po luan Shah”. E vetmja gënjeshtër e tij është se nuk tregon se me kë po luan.

Ka krijuar idenë që lojën e ka me Ilir Metën, por në fakt po luan shah e çfarë shahu, me partinë e vet.

Nuk kam menduar për asnjë sekondë se kishte paramendim në mosdekretimin e Sandër Lleshit. Ajo ishte një ngjarje që doli krejt rastësisht. Ndaj nuk më ka interesuar debati është apo jo kushtetues mosdekretimi!

Ky debat nuk çon askund! Nuk çon as në shkarkimin e Presidentit e aq më pak në eleminimin e tij siç bëri Enveri me Koçi Xoxen (llafe që dalin nga propaganda e qeverisë). Nuk çon as në burgosjen e Ilir Metës, endërra e parë dhe e vetme që shohin rilindasit, që kanë lexuar vetëm këtë paragraf të librit Kurbani.

Janë pa dyshim pordhë syfyri këto gjera.

Presidenti krijoi një precedent, i cili do kish qenë më i justifikuar nëse do motivohej me një arësye kushtetuese, sesa me bindjen e Tij.

Sidoqotë u krijua një praktikë e re, e cila mbetet në fuqi deri sa të ketë një interpretim përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese. Ideja se ka dhe “instrumenta të tjera” është pordha tjetër e syfyrit që lëshon Rilindja.

Pra Edi Rama u gjet para një fakti të ri e të papritur. Pasi kuptoi se nuk ka çfarë ti bëjë Presidentit, vendosi ta përdorë atë në lojën e tij të shahut me deputetët e vet.

Meta tashmë është “gogoli” që na hap punë. Ky rol i tij duhet Ramës, për ti mbledhur deputetët e pa lumtur me Qeverinë dhe veprimet arbitrare të Ramës me ta.

Rama dorëhoqi Xhafën që deputeteve u ishte imponuar si “histori suksesi”, propozoi Sandër Lleshin me një tweter dhe dy rrjeshta letër për Presidenti. Por, grupin parlamentar nuk e pyeti. Qëllimisht sigurisht!

Ndërsa tani që u zu ngushtë, bëri mbledhje dhe u bë “kolegjial”. Por budallëku është aty, sepse nuk ka llogjikë të mos i pyesësh deputetët kë so ju çosh ministër, ndërkohë që i pyet kur emëron vetë një zevendësministër!!

Dhe deputetët e pranojnë këtë gjë, jo për parim, as për mbështetje pa kufi të Ramës, por “për inat” të Metës. Ja pra ku doli roli i “Gogolit”.

Tani me “rolin” e ri që i vuri Metës, Rama do shkojë natyrshëm drejt disa ndryshimeve edhe me të thella në qeveri dhe jo vetëm. Ndërkohë deputetët të kënaqur ose jo, do rrinë SQUK! Do bien dakort me çdo propozim që do ju paraqitet...

Shah, apo jo! Por lujn me veten dhe e shesin sikur po lujn me të tjerë...

Ndërkohë me Metën, “gogolin” e deputetëve do bashkëpunojë tashmë pa problem...

EMISIONET