Sfidon nënkampionët, Marantas: Japim gjithçka për fitore

Sfidon nënkampionët, Marantas: Japim gjithçka për fitore

Trajneri i Luftëtarit, Jorgos Marantas doli në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes me Kukësin, që do të luhet të mërkurën prej orës 13:00.

Tekniku grek analizoi lojën e ekipit në barazimin 1-1 me Bylisin, ndërsa u ndal te kundërshtari i radhës, ku u shpreh se fitorja mbetet objektivi i tyre primar.

"Është një ndeshje shumë e fortë. E dijnë të gjithë se Kukësi është një nga klubet më të forta në Shqipëri, por unë shikoj vetëm lojtarët e mi dhe e di se do sillen mirë në fushë, ashtu siç janë sillur edhe në ndeshjet që kanë kaluar," - tha mes të tjerash Marantas.

Pas 8 javëve të para, Kukësi ka grumbulluar 11 pikë, kundrejt 6 pikëve të gjirokastritëve, që ndodhen aktualisht në zonën e rënies nga kategoria.


EMISIONET