Sfidojnë temperaturën - 4 gradë, hyjnë në liqenin e Pogradecit të kapin kryqin

Sfidojnë temperaturën  - 4 gradë, hyjnë në liqenin e

Nën temperatura deri në  -4 gradë celcius dhe një ere të fortë është bërë edhe hedhja e kryqit në liqenin e Pogradecit. Ceremonia e hedhjes së kryqit u zhvillua në praninë e qindra besimtarëve ortodoksë dhe u drejtua nga Mitropoliti Joan Pelushi. Pjesë e ceremonisë ishte edhe Prefekti Dhori Spirollari, Kryetari i bashkisë Ilir Xhakolli si edhe deputeti Ardit Konomi.

Duke sfiduar tenperaturat e ulta, Andi Mitllari ishte 20 vjeçari i cili arriti të kapte kryqin mes të rinjve që u bënë pjesë e ceremonisë. Të shumtë ishin qytetarët që më pas mbushën ujë të cilësuar si të bekuar dhe që e ruajnë më pas në shtëpitë e tyre për shërbesa të ndryshme fetare.


EMISIONET