Sfidojnë kampionët, Veliu e Mustafa besimplotë: Shkojmë për të marrë maksimumin

Sfidojnë kampionët, Veliu e Mustafa besimplotë: Shkojmë

Dyshja e Flamurtarit, mbrojtësi Franc Veliu dhe mesfushori Argjend Mustafa, ishin të pranishëm në konferencën për shtyp, një ditë para takimit në Korçë, ku kanë vlerësuar kundërshtarin, por duke kerkuar të vijojmë në serinë e rezultateve pozitive në kampionat.

“Absolutisht nuk është Skënderbeu i viteve të shkuara. E para, ne frikë nuk e kemi pasur ndonjëherë Skënderbeun, pasi po ta marrësh në bazë statistikash kemi pasur bilanc pozitiv me ta. Nuk është Skënderbeu i viteve të kaluara, por nuk duhet absolutisht ta nënvlerësojmë. Shkojmë për gjithçka në Korçë, si në çdo ndeshje tjetër. Duam të luajmë mirë dhe të kënaqim tifozët tanë. Gjithashtu të vazhdojmë me ecurinë pozitive që kemi pasur deri tani në kampionat”.-deklaroi Veliu.

Ndërkohë, Mustafa u shpreh:

“Për mendimin tim, ndeshja me Skënderbeun është e vështirë, duke pasur parasysh traditën dhe emrin që ka krijuar në kampionatin shqiptar. Ne si gjithmonë, siç e tha edhe Franci, shkojmë gjithmonë për maksimumin. Jemi përgatitur mirë dhe besoj se do ia dalim me sukses. Të them të drejtën kam besim se mund ta arrijmë, por normalisht duhet besim nga të gjithë dhe të vijojmë me këtë ecuri që kemi. Është e mundshme”. I pyetur nëse korçarët do e ndjejnë lodhjen e ndeshjes së mesjavës në Kupa, Mustafa tha: “Mund të ndikojë pak, por Skënderbeu ka lojtarë cilësorë dhe mund t’i përballojë të dy kompeticionet. Besoj se nuk do ta kenë problem lodhjen”.-përfundoi mesfushori.

Skënderbeu-Flamurtari do të luhet të dielën në orën 19:00 në stadiumin “ Skënderbeu ” Korçë .

EMISIONET