Trajneri i Partizanit, Skënder Gega ka dal në konferencë për shtyp para duelit të së premtës kundër Kukësit. Gega analizoi kundërshtarin, teksa theksoi dhe ndryshimet mes verilindorëve dhe Teutës. Në fjalën e tij, Gega zbuloi dhe planet e së ardhmes, ku preku edhe temën e merkatos.

Gega: Përballja ndaj Teutës ishte një ndeshje jashtzakonisht e luftuar, një ndeshje me emocione, e cila me sa kam dëgjuar la një shenjë të mirë për atë që u luajt gjatë 90 minutave. Personalisht jam i kënaqur pasi morëm atë që na takonte edhe pse kishim shkuar për fitore, por ndeshja tregoj që ka luhatjete veta. Jam i kënaqur sepse pas atij fillimi jo të mirë, ekipi tregoj karakter dhe shfaqëm formatin tonë mos dorëzohemi për 90 minuta por të japim maksimumin,

Mungesa Asanit?

Gega: Çdo mungesë na rëndon. Asani është i ri , por të paktën këtë vit që unë drejtoj skuadrën është në rrugën e duhur ,nuk mund të them absolute perfekt, sepse të gjithë gabojmë , por Asani është një nga pikat tona që deri tani ka dhënë kontribut të jashtzakonshëm.

Më i vështirë Kukësi apo Teuta ?

Gega: Ndeshja e radhës është e vështirë, Teuta tashmë kaloi, kemi zhvilluar dy ndeshje duke marrë edhe 4 pikë . Do ta analizojmë çfarë bëmë mirë dhe çfarë bëmë keq, por tani më intereson vetëm Kukësi. Padyshim që Kukësi ka merita pasi vjen pas tre fitoresh rradhazi. Eshtë një ekip i vështirë , ka potencial. I respektojmë , por ne kemi ecurinë tonë jemi ekipi kryesues me 5 pikë diferencë , e dimë forcën tonë. Do të mundohemi të korrigjohemi dhe të bëjmë ato që ne dimë më mirë, jemi të gatshëm dhe jemi përgatitur jo vetëm për Kukësin, por për të gjithë kundërshtarët.

Do ju kënaqte edhe një barazim?

Gega: Unë si trajner nuk mund të caktoj përpara ndeshjes që do hyjmë për barazim dhe të përgatis vendosjen apo mënyrën e skuadrës për barazim. Do mundohemi të jemi të kujdeshëm, do luftojmë për gjithçka që të marrim maksimumin kjo është idea. Barazimi apo fitorja nuk mund të vendosen 1 ditë përpara apo në konferencë.

Rinovimi i kontratës me klubin?

Gega: Unë jam gjithë kohën në punë. Marrëveshja jonë ka qenë mes familjes dhe jam pjesë e familjes. Kur erdha nuk u afrova me qëllimin për të qëndruar 5 apo më shumë vite, erdha për të kontribuar që mund të bëjmë më mirë. Deri tani jemi jashtzakonisht të kënaqur, jam krenar për lojtarët që kam dhe për atë që është dhënë në fushë, për stafin, për tifozat. Kur të vij momenti  gjithçka do të zgjidhet.

Merkato?

Gega: Ne jemi në kulmin e kampionatit. Kukësi dhe Luftëtari janë dy javë jashtzakonisht të rëndësishme për ne. Për merkaton besoj do kemi kohën kur të ulemi dhe të bisedojmë. Nuk është dëshira për të larguar njerëz , dëshira është për të përforcuar grupin, sepse na presin edhe dy faza të tjera maft të vështira. Do bëjmë më të mirën të jemi të kujdeshëm që të mos largojmë njeri që nuk e meriton, por edhe të mos afrojmë njeri që nuk e meriton , çdo gjë do e bëjmë me pjekuri dhe qetësi. Më e rëndësishmja është që klubi nuk do të kursehet që grupi të jetë më i fortë.

Deklaratat e Dervishit?

Gega: Tek Partizani kam filluar në vitin 1983 shumë përpara Dervishit. E njoh forcën dhe dashamirësinë e klubit Partizani. Secili e di pozicionin e vet. Jam trajner i parë i Partizanit me ata që punoj. Nuk e ndaj kontributin tim veç, por me çdo njeri që punoj nga i pari deri tek i fundit. Nëse  dikush e koncepton që është meritë e dikujt ky është vetëm mendimi i tij, por gjithsesi është pozitive ajo që ka deklaruar.

Disiplina?

Gega; Deri tani që flasim nuk kemi asnjë lajm. Të jem i sinqertë personalisht nuk jam interesuar, Në klub ka njerëz që interesohen pranë institucionit të futbollit.Unë si trajner e kam Hilën në plan për të luajtur dhe shpresoj që të luaj.

Mungesa e tifozëve?

Gega: Do të jetë një ndeshje e qetë ,ku do të dëgjohen të folurat dhe udhëzimet e trajnerëve, dhe do të jemi të kujdesshëm të flasim me pozitivitet . Shpresoj që me ‘Fair Play’ të marrë secili atë që i takon dhe që meriton. Për mungesën e tifozëve  e dhashë mendimin tim, por e konceptuan ndryshe. Nuk dua të paragjykoj një vendim të një institucioni , është fakt që ndaj Kukësit nuk do ti kemi mbështetësit tanë. I patë në Durrës që nuk pushuan për asnjë minutë edhe në shi. E dimë që në Shqipëri sa kosto ka të udhëtosh edhe në Durrës, por shpresoj të na rikthehen dhe u jemi borxhli.

Hebaj?

Gega: Nuk mendoj se çdo lojtar që del në krahun tim në konferencë është hajmali dhe na sjell fitoren. Kap patur edhe lojtarë me eksperiencë më shumë se Hebaj dhe ka rastisur që kemi humbur . Hebaj ka ardhur këtë vit, është 20 vjeç dhe profesionist, ka dëshirë të jetë sa më lart. Kënaqësi për mua që sot është në krahun tim."-tha Gega.


/Ora News.tv/