Sfida kundër Sevilla-s, Bayerni i Mynihut me dy mungesa të rëndësishme

Sfida kundër Sevilla-s, Bayerni i Mynihut me dy mungesa të

Arturo Vidal dhe David Alaba janë dy mungesat e rëndësishme të Bayernit të Mynihut në ndeshjen e dytë çerekfinale kundër Sevillas.

Një lajm që është konfirmuar dhe nga trajneri i bavarezëve, Jupp Heynckes që në konferencën për shtyp ka theksuar:

 “Jerome nuk ka probleme. Ai është stërvitur mirë me ne. Alaba është më mirë, por ai nuk është stërvitur me skuadrën ditët që lamë pas, kështu që mendoj se është më mirë për të t’i nënshtrohet disa sesionëve të stërvitjeve dhe ndoshta mund të paraqitet të shtunën e ardhshme. Arturo po ashtu është duke u rikuperuar mirë. Do të këtë një test në stërvitjet e së enjtes".-tha Heynckes.

Sfida midis Bayernit dhe Sevillës do të zhvillohet nesër, me bavarezët që nisën më të avantazhuar, pas fitores 2-1 të arritur një javë më parë.

EMISIONET