Sezoni turistik në Shëngjin, policia në gatishmëri për garantimin e sigurisë

Sezoni turistik në Shëngjin, policia në gatishmëri për

Shërbimet e Policisë së Shtetit në bashkëpunim me policinë kosovare janë angazhuar maksimalisht për të garantuar një ambient të sigurt për turistët vendas e të huaj.

Shefi i Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Lezhë, Altin Mena u shpreh se “si çdo sezon veror, edhe këtë sezon Policia e Shtetit ka marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e sezonit veror, veçanërisht të trafikut rrugor për shkak të fluksit të madh dhe mbingarkesës që ka sezoni veror në Qarkun e Lezhës. Gjithashtu në shërbim të Policisë lokale kanë ardhur dhe grupet e FNSH-së. Të gjitha shërbimet e Policisë së Shtetit janë në dispozicion të pushuesve dhe qytetarëve që jetojnë dhe banojnë në Qarkun e Lezhës”.

Ernest Ymeraj, oficer i Patrullës së Përgjithshme nënvizoi se “si çdo ditë ne patrullojmë në të gjithë vijën bregdetare të Shëngjinit, duke iu gjendur sa më afër pushuesve, të cilët janë shumë bashkëpunues dhe dashamirës ndaj Policisë së Shtetit. Kjo gjë na impenjon të jemi sa më pranë tyre, për çdo problem që mund të kenë gjatë pushimeve të tyre. Ju urojmë pushuesve pushime të mbara dhe i sigurojmë që Policia e Shtetit është në shërbim të tyre”.

Ndërsa Bejtush Alshiqi, nga Njësia e Kontrollit të Autostradave në Kosovë thekson se edhe policia kosovare është prezente në rrugët er Shqipërisë për mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Alshiqi: Jemi zyrtarë të Policisë së Kosovës. Kemi ardhur në Shqipëri, të bashkëpunojmë sikur është kontrata mes dy shteteve, kështu që do mundohemi të bëjmë disa bashkëpunime të mira, për tu ardhur në ndihmë sipas rregullave të Qarkullimit Rrugor. Do t'i ndihmojmë kolegët shqiptarë për rregullimin e trafikut, pasi ky është një fluks i madh i bashkatdhetarëve tanë si turistë. Besoj që kemi për të kaluar mirë, ju përshëndes për mikpritjen që na keni bërë.

Edhe Policia Kufitare ka shtuar patrullimet, pohon punonjësi i policisë kufitare Oltion Leka.

Leka: Jemi në një patrullim të zakonshëm në vijën bregdetare të Lezhës, mbulojmë zonën e Ranës së Hedhun, qytetin e Shëngjinit dhe zonën e Tales. Jemi këtu për garantimin e qetësisë së pushuesve dhe për tu ardhur në ndihmë pushuesve në rast se ata kanë nevojë, si dhe për kontrollin e mjeteve lundruese që të mos përbëjnë rrezik në zonat e plazheve. Kemi një bashkëpunim të mirë me Policinë e Rendit dhe patrullat tokësore, për koordinimin e veprimeve tokë - det, për tu ardhur në ndihmë sa më shpejt dhe më saktë, për çdo problematikë që mund të ndodhë, të jemi aty në moment.

Policia e Shëngjinit mbulon një zonë me trafik të lartë lëvizje dhe numër të lartë pushuesish në këto muaj.

Oficeri i Patrullës së Përgjithshme, në Stacionin e Policisë Shëngjin, Pal Bushgjokaj u shpreh se “Gjatë orëve para të mëngjesit kalojmë në mbështetje të Policisë Rrugore për arsyen e sistemimit të trafikut në qytet dhe pastaj në orët në vazhdim patrullojmë të gjithë sektorët e plazhit dhe marrim kontakt me pushuesit për problemin që mund të kenë.”

EMISIONET