Sevilla "peshkon" në Seria A, kërkon yllin e Milanit

Sevilla "peshkon" në Seria A, kërkon yllin e Milanit

Firma me Milanin ka rezultuar një dështim për Andre Silva.

Sulmuesi portugez erdhi me shumë bujë tek klubi italian por pa arritur të tregojë asgjë deri më tani. Drejtuesit italian shpenzuan  38 milionë euro për transferimin e tij por sulmuesi ende nuk ka arritur të shënoj në Serie A, pas 16 ndeshjeve të zhvilluara.

Kjo ecuri ka detyruar portugezin që të mendoj largimin nga Milani.

Mediat spanjolle raportojnë se skuadra e Sevillës ka shprehur interesim për të transferuar lojtarin që është dhe një njohje e trajnerit të skuadrës të La Liga, Vincenso Montella.

Dy klubet mund të arrijnë marrëveshje për një huazim të talentit portugez por pa opsion blerje pasi Milani vazhdon të besojë tek ai.

EMISIONET