Seria A në ankth, FICG dënon agjentin e njohur

Seria A në ankth, FICG dënon agjentin e njohur

Nuk ka Seria A për Paul Pogba dhe Mattijs de Ligt.

Kjo pasi agjenti i tyre, Mino Raiola është dënuar nga Federata Italiane e Futbollit me 3 muaj mos-transferimit në kampionatin e këtij vendi.

Shkak është bërë një transferim i sulmuesit asokohe të Romës, Gianluca Scamacca që para 4 vitesh ishte vetëm 16 vjeç kur u transferua te PSV. Dënim pak më i lehtë për vëllain e tij, Vincenzo Raiola, i cili është pezulluar me 2 muaj.

Mbetet për t’u parë se si kjo do të ndikojë te klientët e tyre, si De Ligt, Pogba, Verratti, Lukaku dhe shumë të tjera.

EMISIONET