Pesë gola dhe spektakël në "Derbin e Italisë", Juventus vendos një dorë tek titulli (VIDEO)

Pesë gola dhe spektakël në "Derbin e Italisë",

Përmbysje dhe ripërmbysje, derbi i Italisë është i Juventusit. Bardhezijtë bënë gjithçka mirë në transfertën e Milanos përballë Interit, duke fituar një sfidë të çmendur me shifrat 3 me 2.

Goli që zhbllokoi shifrat erdhi nga  mesfushori brazilian Daugllas Costa që në minutën e 13-të.

Dy minuta më vonë, "zonja e vjetër" mori një tjetër bonus, pasi ndërhyrja e mesfushorit Vecino ndaj Mandzukic u konsiderua si e parregullt, me kryesorin që e ndëshkoi me karton të kuq mesfushorin uruguajan.

Reagimi i zikaltërve erdhi vetëm në fraksionin e dytë të lojës, me të përhershmin Icardi që e depozitoi topin në rrjetë nga një goditje me kokë shumë pranë portës, ndërkohë që revanshi i Inter erdhi në vetëm pak minuta më vonë, pikërisht në të 65-t, me Barzagli që në tentativë për të larguar topin, e shtyu drejt rrjetës së tij.

Disavantazhi bëri që në skemat e Massimiliano Allegri të pësonin ndyshime, duke përdorur kartën Dybala që rezultoi shumë i gjetur.

Aktivizimi i argjentinasit ndezi sulmin e bardhezijve, që pas futjes në lojë të tij gjeti dy herë rrjetën me autor, Cuadrado dhe Higuain, gola që përmbysën gjithçka në favor të Juventusin.

Pas kësaj fitoreje, Juventus kalon një pengesë të madhe drejt rrugës së titullin, dhe e dërgon në +4 distancën me Napolin që nga ana e tij viziton Firencen nesër, për tu ndeshur me Fiorentinen, ndërkohë me këtë humbje Inter ul shumë shancet për tu përfaqësuar në Champions League vitin e ardhshëm, pasi gjendet në vendin e 5-të me 66 pikë.



"Live" të gjithë rastet dhe momentet pikante të ndeshjes 

90+5 Mbyllet takimi

90' Akordohen 5 minuta shtese.

89' Higuain permbys gjithçka. Shenon per 2-3 

 

87' Cuadrado ben gjithçka mire ne te djathte. Godet dhe mposht Handanovic. 

 

85' Zevendesim tek Inter. Icardi i le vendin Santon.

81' Largohet Rafinha, ne loje Valero

80' Bentacur ne loje. Del Pjanic

75' Karton i verdhe per Alex Sandro

72' Dybala tenton nga goditja e denimit. Handanovic ben heroin.

67' Mandzukic jashte. Bernardeski ne loje.

65' Barzagli ngaterron shenjester. Mposht Buffon. 2-1 per Inter

 

63' Higuain del i vetem perballe Handanovic. Sulmuesi ben te veshtiren duke e nxjerr sferen jashte.

61' Zevendesim tek Juventus. Khedira i le vendin Dybala. 

58' Protesta ndaj kryesorit,  karton i verdhe per D' Ambrosio

52' Icardi nuk fal. Mposht me koke Buffon






51' Mandzukic ndeshkohet me karton te verdhe

46' Nis pjesa e dytë

45+6' Mbyllet pjesa e pare

45+4 Matuidi gjen rrjeten. Goli i pavlefshem, pasi francezi ishte ne pozicion jashte loje

45+1' Goditje denimi per Inter. Brozovic godet, por topi devijohet nga muri ne kendore.

45 Akordohenm 6 minuta shtese.

44' Nderhyrje e gabuar e Barzaglin ndaj Icardit. Mbrojtesi ndeshkohet me karton te verdhe.

29' Silure e Candreva nga rreth 30 metra. Buffon e devijon ne kendore. 

24' Perisic tenton nga jashte zone. Goditja e kroatit perfundon jashte kuadradit

21' Karton i verdhe per Pjanic.

15' Inter me 10 lojtar. Vecino ndeshkohet me te kuq. 



13'  Costa zhbllokon shifrat 0-1 



4' Faul ne sulm ndaj Perisic, Cuadrado ndeshkohet me karton te verdhe.

1' Nis takimi në "Giuseppe Meaza"

Klikoni ketu per te pare FOTOGALERINE

EMISIONET