Sergio Ramos: Reali i Madridit do ta kujtojë vitin 2018 si një vit historik

Sergio Ramos: Reali i Madridit do ta kujtojë vitin 2018 si një vit

Ndërsa bota përgatitet t'i japë lamtumirën vitit 2018, kapiteni i Realit të Madridit, Sergio Ramos ndihet i trishtuar të lë pas një vit të cilin e përshkroi si historik.

"Shpresojmë se në vitin 2019 mund të vazhdojmë të mbajmë stilin tonë të viteve të fundit, por ne do ta kujtojmë këtë vit si një vit historik. Unë shpresoj se ne mund të festojmë të tjerë tituj me tifozët tanë. Shpresoj që të gjithë tifozët të gëzojnë ekipin e tyre dhe të kenë një 2019 interesante."-komenton Ramos.

Ramos gjithashtu ishte i kënaqur që kishte një mundësi të rrallë për të stërvitur para tifozëve të hënën, një mënyrë unike për mbylljen e vitit kalendarik.

"Kjo na jep kënaqësi të madhe që tifozët gjithmonë na përqafojnë. Ne po i themi lamtumirë vitit me ta pranë nesh, stërvitje me Madridistët. Është një ditë për të gjithë që të gëzojnë dhe për fëmijët që të kenë mundësinë të shohin heronjtë e tyre shumë afër".-shtoi spanjolli. 

Nga ana e tij, Karim Benzema gjithashtu i bëri jehonë ndjenjave të kapitenit të tij dhe këmbënguli se skuadra është e fokusuar në fitimin e titujve të tjerë.

"Është një festë për të gjithë, por ne jemi në Real Madrid për të fituar tituj dhe shpresoj që ne të vazhdojmë të fitojmë", përfundoi ai.

Trofetë vazhduan të vinin për "Los Blancos" gjatë vitit 2018, ku i shtuar vitrinës së trofeve suksesin e 13-të në Ligën e Kampionëve dhe Botërorin për Klube, të cilin e ngritën lart vetëm pak ditë më parë.

EMISIONET