Sergi Roberto për "Guinness", ja pse

Sergi Roberto luajti ndeshjen e tij të katërt për Spanjën në "Wembley" dhe ajo që është e habitshme është se deri më tani ai ka luajtur nën urdhërat e  tre trajnerë të ndryshëm te kombëtarja "La Roja". 

I formuar në akademinë e famshme "La Mesia" Roberto debutoi me Barcelonën në sezonin 2010-2011. Edhe pse në moshë të re, vetëm 18 vjeçare, ai bëri shumë përshtypje tek trajneri i katalanasve, Pep Guardiola i cili e përshkruante Roberton si një lojtar me një të ardhme të madhe.

Gjatë kësaj kohe ai u thirr rregullisht për të luajtur në nivelin e të rinjve për Spanjën, por në "Camp Nou" ishte e vështirë që ai të fitonte një vend në një ekip të mbushur me superstarë.

Fitorja e madhe erdhi kur Luis Enrique mori frenat e Barcelonës. Ai pa shumëllojshmërinë e ofruar nga Sergi Roberto dhe e përdori atë rregullisht në formacionin e tij. Kjo bëri që kombëtarja e Spanjës ta grumbullonte për herë të parë në ekip. Ajo erdhi në vitin 2016 kur Vicente Del Bosque e zgjodhi atë për ndeshjet kundër Italisë dhe Rumanisë në mars. Ata ishin testet e fundit para se të shpallet skuadra e Kampionatit Europian dhe Sergi Roberto startoi kundër Rumanisë për debutimin e tij të parë në ekip. Ai duhej të priste deri pas Kampionatit Evropian për thirrjen e tij të ardhshme, me Julen Lopetegui që e zgjodhi atë për sfidat kundër Belgjikës dhe Lihtenshtajnit.

Duke luajtur në të dyja takimet, në këtë të fundit luajti 90 minuta dhe shënoi golin e tij të parë dhe të vetëm deri më tani me Spanjën, Lopetegui e thirri edhe në katër raste, por ai nuk shijoi asnjë minut në ato grumbullime.

Trajneri i tretë është Luis Enrique. Ai e përfshiu atë në përzgjedhjen e tij të parë dhe i dha minuta në ndeshjen e tij të parë në stol, pasi Sergi Roberto hyri në vend të Thiago. Tani, me Luis Enrique në stol duket sikur ai do të bëhet një futbollist stabël për kombëtaren "La Roja" e cila është në kërkim të identitetit të munguar në Rusi 2018.

EMISIONET