Serbia i dhuron Kosovës teste për koronavirus

Serbia i dhuron Kosovës teste për koronavirus

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti tha për Radion Evropa e Lirë se Serbia do t’i dhurojë Institutit të Shëndetit Publik në Kosovë 1,000 teste për koronavirus.

Ai shtoi se Kosova do t’i sigurojë edhe 2,000 teste nga një marrëveshje e mëparshme.

Hoti tha se të premten do të dihet po ashtu se kush e fiton tenderin edhe për 10,000-13,000 teste të tjera.

Deri më tani në Kosovë  janë regjistruar 480 raste me Covid-19.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në territorin e Kosovës janë shënuar 12 raste të vdekjes si dhe 79 të shëruar, si pasojë e këtij virusi.


EMISIONET