Seoane: Juventusi i një tjetër niveli!

Seoane: Juventusi i një tjetër niveli!

Trajneri i Young Boys, Gerardo Seoane, pranoi se mund të shihni ndryshime të dukshme mes skuadrës zvicerane dhe Juventusit pas humbjes me rezultatin 3-0.

"Dëshiroj të uroj Juve për këtë fitore. Kjo ishte një lojë e vështirë, sidomos pas golit të avantazhit."-tha Seoane në konferencën e tij për shtyp.

"Ne pamë diferencën midis një skuadre që synon të fitojë Ligën e Kampionëve dhe një ekip që është i fortë në ligën zvicerane, por në këtë kompeticion për herë të parë. Niveli i individëve ishte krejtësisht i ndryshëm. Ne e dimë atë që na mungon dhe çfarë duhet të punojmë, por ekipi mbeti i bashkuar deri në fund, madje edhe pasi kishim mbetur me 10 futbollist. Kishim mentalitetin e duhur, por jemi të zhgënjyer nga kjo humbje".-përfundoi Seoane.

EMISIONET