Në stanin e lazaratasit gjejnë 281 kg kanabis

Në stanin e lazaratasit gjejnë 281 kg kanabis

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 281 kg kanabis e cila ishte fshehur në një stan në vendin e quajtur "Kunupicë - Pesjakë", të Gjirokastrës.

Gjatë kontrollit policia gjeti të fshehura në stan 28 thasë plastikë me ngjyrë të zezë brenda të cilëve kishte lëndë të dyshuar  narkotike Cannabis Sattiva, një armë zjarri model 56, si dhe një krehër me 25 fishekë.

"Pesha totale e lëndës ishte 281 kg, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale" informoi sot policia e Gjriokastrës.

Në operacionin e koduar "Pesjaku" u arrestua Hysen Brahimi, 60 vjeç, banues në fshatin Lazarat, Gjirokastër.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për hetime të mëtejshme  për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e lëndëve  narkotike" dhe "Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278  të Kodit Penal. 






EMISIONET