Sekuestrohet drogë dhe armë në zonën e një prej familjeve mafioze në Itali

Sekuestrohet drogë dhe armë në zonën e një prej

Policia italaine dhe Policia finaciare italiane kanë ekzekutuar gjatë ditës së sotme një megaoperacion të përbashkët kundër trafikut të drogës e armëve në Ostia, zonën bregdetare të kryeqytetit Romë, në territorin nën zotërim të familjes mafioze me origjinë rome "Spada" .

Megaoperacioni ka përfshirë rreth 250 trupa policorë nga toka e ajri e ka çuar në sekuestrimin e disa sasive armësh e droge duke ndaluar dhe vënë hetim disa persona të lidhur me këtë familje mafioze. Gjithashtu kontrolle janë kryer dhe në zonë e portit të Civitavecchias.

Gjatë operacionit policia ka zhvilluar kontrolle dhe në pallatin ku banon Roberto Spada, një nga eksponentët kryesor të kësaj familjs mafioze. Roberto Spada aktualisht ndodhet në gjëndje arresti me burg për shkak të dhunës së ushtruar ndaj një gazetari të Radio Televizionit italian RAI.

"Megaoperacioni i sotëm në Ostia, nuk është një operacion demostrativ, i konsumuar me një aksion të vetëm, deklaroi kreu i Policisë italaine Franco Roberti, por do të vazhdoj dhe në ditët në vijim duke lënë shenjë në këtë territor."

"Rezultati e detajet e këtij operacioni do të prezantohen nga Prefekti i Romës, e do të rikonfirmohet me operacionet e ditëve në vazhdim për të riafermuar praninë e shtetit në këtë territor", tha ai.

Sipas hetimeve italaine territori bregdetar i Ostias është shndërruar në një zonë biznesi të drogës ku familjet mafioze ndajnë tregjet e shitjes dhe fitojnë me aktivitetin e zhvatjes me fajde.


EMISIONET