Deklarata e fortë e Berishës: Rama edhe 4 muaj kryeministër. Lu e Vlahutin ambasadorë të tij në SHBA e BE

Deklarata e fortë e Berishës: Rama edhe 4 muaj kryeministër. Lu e

Ish-kryeministri Sali Berisha ishte i ftuari special i Artur Zhejit në emisionin "360Gradë" transmetuar në Ora News mbrëmjen e së martës, 19 dhjetor 2017. 

 Berisha komentoi perplasjet që ndodhën dje në Kuvend me votimin nga maxhoranca të kryeprokurorit të përkohshëm Arta Marku, qëndrimin e ambasadorëve Donald Lu dhe Romana Vlahutin. Ku ndodhet sot PD dhe a bëri mirë Visho Ajazi që dh adorëheqjen nga posti i kreut të SHISH. 

Duke komentuar atë që ndodhi dje në Parlament, Berisha tha se Rama është një kryehorr dhe se ai urdhëroi Gardën ta ndalonte të fliste në foltore.

Duke i quajtur ambasadorët Donald Lu dhe Romana Vlahutin, ambasadorë të Ramës në SHBA e BE, Berisha parashikoi se Rama nuk do të zgjasë më shumë se 4 muaj mandatin e tij në krye të qeverisë.

Disa nga deklaratat me te forta

-Berisha tregon shenjën që dha Rama për ta bllokuar garda në foltore: Eshte kryehorr

Mbron Kryemadhin: Rama hëngri çizmen siç e meritoi

-"Ambasadori Lu e BE tejkaluan çdo lloj kufiri në mbështetjen e Rames"
- Nëse nuk hapen negociatat në 2018, Shqipëria delja e stërzezë e Ballkanit

-"Sorosianët përhapën idenë se PD bashkëpunon me rusët
-"Rama nuk do t'i kapë as 4 muaj"

-"Ka hapa për ribashkim në PD"

-"Berisha tregon rolin e Hot Brajan Ji në marrëveshjen e 17 majit"


Intervista minutë pas minute

Pjesa e katërt

Berisha: Sorosianët përhapën idenë se PD bashkëpunon me rusët 

Zheji: Mos e luan zoti.Rama këtë kartën e agjenturës ruse, e cila ka infektuar segmente të caktuara të PD-së për t'iu shmangur reformës në drejtësi, vetingut etj?

Berisha: Shtrat i agjenturës ruse është PS. Trashëgimtare direkte e agjenturës të ngritur për dekada në ish-Bashkimin Sovjetik të përfaqësuar nga hierarkë kryesor të KGB-së nga Ramiz Alia dhe Sofokli Lazri. Edhe Edi Rama i përket njërës prej familjeve që përcillte vetëm agjenturën ruse. PD u themelua dhe qëndroi fuqishëm si bastion i orientimit perëndimor të kombit shqiptar. E di kush e ka përhapur këtë? Sorosianët! Absolutisht njerëz që bashkëpunojnë me rusët.

Zheji: Jeni të sigurtë se shërbimet inteligjente amerikane e kanë zbardhur?

Berisha: Absolutisht! Përpjekjet kanë qenë reale të grupit të Sorosit dhe këtë e kam të identifikuar plotësisht. Sepse Sorosi me Putinin kanë një luftë të tyren. Askush nuk është shprehur ndaj Putinit me ato që jam shprehur unë. Putini bën gjithçka për të përhapur pushtetin autokratik por për një gjë nuk mund të akuzojmë Vladimirin se po përhap komunizmin, sot mbështetës kryesore i mbeturinave tokstike të komunizmit është Sorosi.

Është mbështetësi kryesor i doktrinës dhe mbetjeve të komunizmit.

Zheji: Nuk ka sens që një miliarderë të jetë komunist...

Berisha:  Çfarë janë ato shoqata që krijon SHBA kundër Trump? Janë që të gjitha me platformë komuniste. Putinit mund t'i thuash te 120 mijë, por Sorosi është mbështetësi kryesor i mbeturinave të komunizmit.

Berisha: Ka hapa për ribashkim në PD

Berisha: Investimi i çdo njeriu në PD ka peshën e vet të pamohueshme. Ka disa hapa. Ekziston një vullnet me sa shoh unë nga palët për t'i kapërcyer...janë të kapërcyeshme.

Zheji: Zonja Topalli, zt.Patozi, zt.Imami kanë thënë gjëra më të tmerrshme kundër Bashës.

Berisha:  Në politikë nuk mund të mbetet kush viktimë e fjalëve e deklaratave. Unë mendoj se pavarësisht nga deklaratat, asgjë nuk shkon përpara investimit të tyre. Ata janë të vetëdijshëm, sikundër kreu i PD-se

Zheji: Ekziston një mendim që largimi i këtyre njerëzve ka qenë një këshillë e prezencës ndërkombëtarëve në Shqipëri?

Berisha: Në mënyrë absolute jo. Ajo ka patur një shkak tjetër. Kryetari ka njohur përgjegjësitë e veta. Unë e shoh të mundshëm një proces rikuperimi. Janë bërë disa hapa, hapa të tjerë janë të domosdoshëm.

Zheji: Ju nuk keni të drejtën e vetos si themelues?

Berisha: Absolutisht kurrë!

Zheji: Po për çështjen e mandateve? Pse ata nuk e bënë djegien e mandateve?

Berisha: Une e thashë djegien e mandateve sepse e pashë të vdekur dje parlamentin. Ata (krerët e partive të opozitës) nuk kanë këtë perceptim. Më dëgjuan mbajtën shënim, nuk janë dakord, e mbajtën si opsion, por unë nuk mund të mos shprehesha para shqiptarëve perceptimin tim. Vendimet i marrin ata jo unë

Telefonata e fundit me Ramen 

Zheji: Gjatë kohës që ka qenë takimi midis Bashës dhe Ramës keni biseduar me Ramën nëpërmjet telefonit të Bashës

Berisha: Hera e fundit që kam folur në telefon ka qenë kur ka ardhur Filipi i tij dhe i thoshte që unë jam shtrirë në tokë. Kjo ka qenë në vitin 2007 dhe unë po vdes këtu dhe unë i thosha në telefonin e Filipit vdis dhe aty të vdesësh.

Zheji: Një parashikim të fundit, mandati i zt.Rama do të jetë i plotë?

Berisha: Unë besoj që as 4 muaj nuk do t'i kapë. Me këtë pakënaqësi masive që shoh, me ekzekutimin që i bëri Parlamentit, le të lutet që tani deri më datë 26 t'i kapë 4 muaj dhe të thotë faleminderit.  


Pjesa e tretë

Zheji: Dje Rama ju etiketoi të trembur, të zhytur të mbytur.. Cfare po ndodh?

Berisha: Nga zyra e tij flet si flet, po aty ( e ka fjalen per seancen e djeshme ne Kuvend, - shenim i gazetarit ) rrinte si i menderosur. Fati i mirë është se ajo çizme i ra në krah se mund t'i kishte rënë edhe në hundë dhe të merrte shaminë. 

Kush e çoi draftin e pare në Komisionin e Venecia që Edi Rama do të bëhej kryegjykatës dhe kryeprokuror? E draftoi opozita? Jo qeveria bashkë me Euralius dhe OPDAT. E rrëzoi Komisioni i Venecias. Kush e hartoi draftin e dytë? Këto dy grupe.

Zheji: Kjo duket si teori konspiracioniste. Për rastin e kryeprokurorit një nga teoritë që qarkullon është se kjo zgjedhja e Arta Markut ishte zgjedhje e ndërkombëtarëve që duan një kryeprokuror që nuk bie pre e pazareve të politikës.

Berisha: Dje prokuror është zgjedhur Edi Rama.

Zheji: Me mbështetjen e BE dhe SHBA nga Vlahutin dhe Lu.

Berisha: Asnjë impresion, zero. Ka qenë një kohë që PS kishte vënë në krye të Gjykates Kushtetuese famozin Fehmi Avdiun anëtar të PS, kishte venë ish-ministrin e Drejtësisë, Thimio Kondi në krye të Gjykatës së Lartë. Kishte vënë Arben Rakipin për krime kundër njerëzimit. Por ky është shkatërrim përfundimtar i drejtësisë sepse nuk mundet që një kryeministër të bëhet kryeprokuror.

Zheji: Ju nuk keni pasur marrëdhënie të pa tensionuar me ndonjë kryeprokuror të Përgjithshëm.

Berisha: Zt.Sollaku për arsye taktike dhe politike për të përçarë opozitën kundër tij. Sepse nuk lëvizte dosjet. Opozita po përçahej. Opozita nuk kishte vota. Kërkoi gjysma e qeverisë për ta hequr dhe ne ia ofruam.

Zheji: Që të përçahej PS dhe LSI-ja.

Berisha: Absolutisht. Ishte brenda PS-së. Vijmë tek Ina Rama. E zgjodhi Bamir Topi. Emrin e saj e dëgjova për herë të parë tek Bamir Topi  dhe unë e mbështeta. Ajo tregoi agjendë politike më 21 janar.

Zheji: Sollaku u zgjodh kur PD ishte në pushtet.

Berisha: Ne hoqëm Arben Rakipin dhe vumë Sollakun.

Zheji: Ishte më afër Nanos dhe ju dhatë votat duke bërë diversion.

Berisha: Sollaku në mënyrë absolute asnjë dosje nuk lëvizi. Cilido shqiptar të gjejë një prokuror që të thotë që Sali Berisha ka kërkuar që të mbyllë këtë atë apo atë dosje. Kam bërë gjithçka për të luftuar korrupsionin. Kush e hoqi prokurorin që po luftonte korrupsionin me të cilin Shqipëria u bë shembull botëror? I bëri presion të jashtëzakonshëm i Edi Rama dhe kundërshtarët e Berishës. 

Zheji: Për kë e keni fjalën?

Berisha: Ishte kryeprokurori i Task Forces Dumani.

Ikja e kreut të SHISH, Berisha: Visho Ajazi zgjodhi momentin e gabuar

Zheji: Pse Visho Ajazi shkoi ambasador?

Berisha: Mendoj se i shërbeu vendit me përkushtim e dinjitet. Në një shtet që po kanabizohej nga koka tek këmbët ai qëndroi fuqishëm përballë kësaj politike e këtij procesi. Visho Ajazi bëri një gabim absolutisht për mua jo të pranueshëm në momentin që u largua.

Zheji: Kompromis? Rënie nën presion?

Berisha: Ai u largua kur Edi Ramës po i tundeshin këmbët. Qëndrimi im është për shefin e Shërbimit që të ketë mandat të përcaktuar. Nuk mund të ketë zyrtar pa mandat të përcaktuar. Nëse Edi Rama do të sillte ligjin për mandatin e shefit të SHISH, Sali Berisha do ta miratonte. Unë e quaj që Visho Ajazit i përfundoi mandati megjithëse ligji nuk ekziston. Zgjodhi momentin e gabuar për të dorëzuar mandatin.

Zheji: Thuhet se në një periudhë të caktuar kishte dhënë dorëheqjen dhe Rama e pranoi në një moment tjetër... dhe si shperblim e coi ne Bruksel. Eshtë fakt që ai ikën ambasador.

Berisha: Në qoftë se kjo është bërë mbi bazën e një marrëveshje është shumë e rëndë. Ai nuk zgjodhi momentin për të dhënë dorëheqjen. Ajazin e njoh prej mbi 20 vitesh, por gabimi është gabim dhe mendoj se nuk duhej ta bënte.

"Tahiri ka nisur Klement Balilin në Kubë"

Zheji: Ju thatë që Arta Marku nuk ekziston..kompetencat që kryeprokurori janë kompetenca që nuk mund të shkarkojë prokurorët..

Berisha: Ka kompetencë për të transferuar dosje, për të hequr. Kjo ka kompetencë për të transferuar prokurorë.

Zheji: Mund të trasnferojë prokurorët e çështjes Tahiri.

Berisha: Absolutisht. Saimir Tahiri e ka bërë të qartë se unë do të fundos secilin prej atyre që më lëshon. E palosi Edi Ramën. Dërgimi i Gaz Demit dhe nxjerrja e dosjes së Xibrakës ku Edi Rama është i implikuar kokë e këmbë bëri që të ndryshonte 360 gradë. 

Zheji: Zt. Rama është bamirës i Saimir Tahirit.

Berisha: Pasioni i banditit për krimin ka kufi vetëm qiellin. Ata janë kompjuterët më të përsosur për dosjet e krimit. Tahiri mund të ketë zero njohuri për çështje të tjera. Ai di më shumë se çdo kush tjetër për krimin. Një bandit. Saimir me Ramën mbushën Shqipërinë me kanabis.

Zheji: Diku e kanë marrë një leje.

Berisha: Nuk e besoj. I bënë vendit gjëmën. Saimir Tahiri lidhi bandën me Klement Balilin. Ka nisur Klement Balilin në Kubë. DEA e ka akuzuar si një bandë fokus, pikë finale e kokainës nga Amerika Latine. Banda kryesore ishte Olsi Rama me Hakmarrjen për Drejtësi.  Saimir Tahiri i ka të regjistruara që të gjitha. Çdo shkrim që ke parë, Rama e mbrojti. E di ç'barrë e tmerrshme.

Zheji: Ju bashkëpunëtorët nuk i lëshoni..

Berisha: Kurrë për krime. Gjatë karrierës sime nuk kam emëruar në post një njeri që më thoshin të huajt. Kam shkarkuar një njeri që më thanë se nuk bashkëpunojmë me të. Saimirin, Rama e mbrojti për shkak të dosjes. Çfarë ishte deklarata e përfaqësuesit të SHBA-së në Vjene kur tha para 57 ambasadorëve se ish ministri i Brendshëm është i përfshirë në trafik droge.

Nuk gjen një ministër të qeverisë time të më akuzojë se e kam bllokuar.

Zheji: Shumë vizionarë nuk i ke pasur ministrat?

Berisha: Ministrat që kam pasur unë nuk  ka për ti pasur kurrë Shqipëria. Ata kanë më të aftët që ka pasur administrata shqiptare.

Flasin per projektin e ullirit

Zheji: Më vjen një sms nga një deputet i PS. Nuk është e vërtetë që janë 11.5 mln rrënjë ullinj, por 8.5.

Berisha: Gënjeshtër me bisht. Ka një raport që janë 11.6. Ai raport para tre javësh ka qenë 9.5 mln dhe kjo nuk i pëlqeu Edi Ramës.

Berisha tregon rolin e Hot Brajan Ji në marrëveshjen e 17 majit

Zheji: Në takimin që zoti Hot Brajan Ji ka pasur me ju dhe zotin Basha ka qenë mjaft i prerë dhe ju ka detyruar ai që të dilni nga çadra. Madje thuhet se ka qenë ai që ka dhënë platformën e 17 majit?

Berisha: “Nuk e mohoj ka pasur një ndikim të veçantë në marrëveshjen e arritur. Ai solli një  kuadër më të gjerë marrëveshjeje dhe opozita e pranoi propozimin e tij. Mendoj se Ji veproi në intersin më të mirë të Shqipërisë.

Atentati ndaj Bashes, A eshte Edi Rama pas vrasesve me pagese?

Zheji: Në konceptin amerikan i informuar edhe nga shërbimet inteligjente, flitej dhe flitet për një skenar rus që kishte si qëllim destabilizimin e Shqipërisë. Flitet se ka pasur një arrestim misterioz të dy agjentëve rusë me qëllim për të eliminuar zt.Basha.

Berisha: Nuk kam asnjë të dhënë që dy persona....Në qoftë se dy persona vijnë për të vrarë liderin e opozitës dhe shpallen non grata ata i ka futur qeveria, ata janë vrasës të diktuar nga qeveria. Në qoftë se është e vërtetë, është Edi Rama para tyre dhe në këtë rast është zbuluar dhe nuk i nxirrte dot në gjyq. Si mund të përzihen dy njerëz që tentuan të vrasin ligjin e opozitës. Sapo e dëgjova këtë, në qoftë se është e vërtetë, ata janë vrasës me pagesë të qeverisë. Si ka mundësi që kryeministri të shpallë nongrata dy kriminelë që vijnë për të vrarë liderin e opozitës.

Zheji: Meqë këta u bllokuan nga shërbimet amerikane dhe kjo krijonte tension të madh, ishin amerikanët që e arrestuan e komanduan ata procesin.

Berisha: Ata nuk mund të merrnin përsipër të përjashtonin nga drejtësia dy njerëz që kanë ardhur për të vrarë. Pastaj ata mund të kërkonin shërbime. Ata i zbulojnë për t'i kapur i kap policia. Shërbimi informativ është i detyruar t'ia çojë policisë dhe nëse i arreston duhet t'ia çonte drejtësisë. Ajo çka di unë për zt.Basha është tjetër dhe jo kjo.

Varrezat greke, Berisha: E rëndë që Greqia përdor termin Vorio-Epir 

Zheji: Per ceshtjen e varrezave greke, thuhet se kemi zbatuar marrëveshjen e firmosur nga ish kryeministri Berisha, kemi qene te detyruar?

Berisha: Eshte gënjeshtër. Marrëveshjen e ka nënshkruar qeveria para nesh me ambasador Bashkim Zenelin, që zotohej për tre varreza. Ne i qëndruam për dy varreza dhe kontroll rigoroz. Doli në Kosinë që prifti merrte skelete fëmijësh dhe i quante ushtarë. Fëmija nuk mund të jetë ushtar. Jo është vrarë gjenerali aty. Por gjej gjeneralin. E bëmë të qartë që nuk mund të ketë 3 varreza, por dy. Sikundër, unë kam qartësuar autoritetet greke që varreza në Këlcyrë nëse ndërtohet HEC dhe përmbytet ajo fushë, varreza nuk mund të jetë pengesë për ndërtimin e HEC. Kanë dashur të ndërtojnë varrezë në Korçë që ne nuk kemi qenë dakord.

Zheji: Keni kërkuar varrezë të çamëve në Çamëri

Berisha: Në çdo takim me çdo kryeministër grek, Sali Berisha ka ngritur çështjen çame aq sa më tha Simitis na tha se ky problem nuk ekziston ia transmetova Gerard Shtreder në takimin në Tiranë. Këta nuk flasin më për problemin çam. Në rajon je i detyruar të mbash disa ekuilibra, per marrëdhënie miqësore.

Zheji: Për marrëdhënie miqësore duhen dy palë.

Berisha: Më e keqja është se përdoret gjerësisht termi Vorio-Epir. E ke dëgjuar të qëndrojë Edi Rama për këtë? Asnjëherë! Nëse flet për Vorio-Epir flasim për Epir pastaj, por nuk shkohet në këtë mënyrë. Ka një traktat miqësie ku palët janë të detyruar të njohin kufijtë ndërkombëtar. Sapo erdhën në pushtet në 1997 e zhvleftësuan. Unë jam për zhvillimin e marrëdhënieve miqësore.

Zheji: Servilizmi që kërkon Athina është i rëndë. Na konsideron i komb i kategorisë së dytë.

Berisha: Në qoftë se ka popuj me gjak të përzier më shumë se shqiptarët dhe grekët nuk ka. E thotë në mënyrë të shkëlqyer Hahn. Grekët thonë se janë një përzierje sllavo-shqiptare. Ata kanë kultivuar një lloj përçmimi ndaj shqiptarëve.


Pjesa e dytë

Sorosi dhe networki i tij bllokoi krijimin e KLP-së

Zheji: Zoti Rama i kërkoi disa herë Bashës ta takojë për të zgjedhur prokurorin e përgjithshëm. KLP-ja nuk ishte e gatshme për të prodhuar prokurorin.

Berisha: Sepse e bllokuan.

Zheji: Sepse shoqëria civile e bëri të pamundur. Mandati i Llallës mbaroi dhe u krijua një vakuum. Ju mendoni se u krijua qëllimisht nga grupi sorosian?

Berisha: Shoqëria civile e Xhorxh Sorosit është një mafie e rrezikshme nga më të rrezikshme në histori të vendit. Unë i njoh disa prej tyre dhe u them të largohen nga një network mafioz që drejtojet nga kryespekullanti i botës me interesa kryekëput antishqiptare. Dua tju them vitin e parë të instalimit të sorosianëve në Shqipëri. 

Në rast se u kujtohet një Nazi bashkë me Abrahamin, çdo ditë bënin punën e agjentëve serbë në Shqipëri derisa i regjistroi SHISH me përfaqësuesit e shërbimeve sekrete jugosllave dhe kur Sorosi e mori vesh erdhi me urgjencë duke i tërhequr nga Shqipëria.

Unë njoh prej tyre djem e vajza të mira

Zheji: Gjysma e Amerikës e beson atë, Ishte mik u ngushtë i zonjës Klinton.

Berisha: Unë këto konsiderata për të i kam që në 1993 dhe çfarë ishte u faktua në reformën në drejtësi. Reforma u nis nga dega e Sorosit për të shndërruan drejtësinë në degë ekzekutive. Është meritë historike e opozitës sepse e bllokoi me Komision të Venecias. Kur dështuan në këtë mënyrë Sorosi dhe networki i tij bllokoi krijimin e KLP-së me qëllimin e vetëm për të shpallur Edi Ramën kryehetues. Bllokuan KLP-ne per 6 muaj dhe ditën që u zgjodh Rama kryeprokuror, zhbllokuan KLP. Kanë ata dinjitet, përgjegjësi?! 

Zheji: Rama kështu del i përzgjedhuri i Soros.

Berisha: Absolutisht. Beteja ime me Sorosin është që në 93-n. Shqiptarët duhet të shohin se si këta bllokuan për 6 muaj KLP-në dhe dje e zhbllokuan kur Edi Rama zgjodhi kryeprokurorin. Ka akt më të pështirë të një mafie antishqiptare.

Zheji: Shumë shpejt Arta Marku do të japë doroheqjen dhe KLP do bëjë zgjedhjen. 

Berisha: U faktua që ishte e qëllimshme. Po ata persona që u zgjodhën dje, ditën kur Rama u bë kryeprokuror mund të zgjidheshin 8 muaj më parë. Opozita ia ka bërë të qartë se është synuar me këtë reformë të shndërrohet drejtësia shqiptare në degë ekzekutive të Edi Ramës. Dje kjo u firmos.

Zheji: Kur ka ardhur Sorosi, ju e keni takuar dhe i keni thënë mik i shqiptarëve.

Berisha: Nuk i kam thënë kurrë mik i shqiptarëve, mund të ketë qenë ndonjë lapsus i zëdhënësit tim, kjo është punë tjetër.

Gabimet e keshilltarëve elektorale të Bashës. E këshilluan ti binte LSI ne fushate

Zheji: I rikthehemi tek kryeprokurori. Pas marrëveshjes së 17 majit, PD doli e dëmtuar. Ju keni thënë që Basha ka pasur këshilltarë mizerabël.

Berisha: E kam pasur fjalën për këshilltarët elektoralë. Ata studiojnë dhe japin mendime për kontigjentin e të pavendosurve që përcaktojnë rezultatin.

Zheji: Ata i thanë Bashës t'i binte LSI-së se merrte vota dhe u krijua ideja që në shtator do ketë bashkëqeverisje PD-PS?

Berisha: Absolutisht ata. Atë deklaratë që kam bërë e kam bërë me shumë dhimbje. Ata janë njerëz të shquar por këtu bënë gabime fatale. Basha me programin ekonomik të CDU-së kur Edi Rama me timon dhe fushatë erotike të turpshme, arriti të bëhet më i pëlqyer për 24% të të pavendosurve. Edh Edi Rama kishte këshilltarë. Këshilltarët e tij ishin pakrahasimisht më të saktë se të Lulzim Bashës. 


Zheji: Po gabojnë të gjithë ndaj Ramës?

Berisha: Bazë për Brukselin, duhet të marrë çdo njeri, deklaratën e grupit të Partive Popullore Evropiane, atë letër që Veber i dërgoi Edi Ramës. Unë prapë ftoj shqiptarët ta lexojnë atë përgjigje, e cila përfaqëson mazhorancën e PE-së, jo vetëm institucione të caktuara, por shumë më gjerë. Ajo korrespondon 100% me deklaratat zyrtare të grupit të CDU-së në Bundestag. Uroj që Shqipëria të hapë negociatat dhe do ta marrë por shumë vështirësisht. Ky është Brukseli, jo zonja Vlahutin, për të cilën ne kemi bërë të qartë qëndrimet e saj jo miqësore ndaj opozitës. Ajo sa ulet fillon me një pasion kundër opozitës në mënyrë të papërmbajtur që tregon se është e njëanshme.

Në marrëdhëniet njerëzore unë nuk hyj.

Zheji: Bilanci që ju bëni është i zi, kjo zonjë thoni ka pasion...

Berisha: Ju i keni parasysh deklaratat e saj. Shqiptarët do ti kishin marrë negociatat sipas deklaratave të saj por ja që nuk ndodhi. Se cili është pasioni i zonjës Vlahutin, është majtizmi, është sorosizmi, unë nuk e di.

Opozita në 4 vite ka thënë çdo gjë dhe asgjë e saj nuk është përgënjeshtruar. Kjo opozitë u ka thënë të vërtetën shqiptarëve dhe për këtë nuk mund ta akuzojnë.

Flet per djegien e mandateve 

Zheji: Dje thatë se sugjeron që të digjen mandatet.. Berisha, Mediu, Kryemadhi thanë që të vazhdojmë luftën parlamentare...

Berisha: Kur PD bëri protestën në çadër medoj se vetëm një pe i vogël ndante mos futjen e saj në zgjedhje me pjesëmarrjen. Unë isha ata që duhet të bënim gjithçka që të hynim në zgjedhje. Ndonëse isha i bindur se kushtet ishin të papërshtatshme. Duke besuar se mos pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e keqe për Shqipërinë, unë isha për pjesëmarrjen. U zhvilluan zgjedhjet, u dhunuan me kanabis dhe para. Isha po unë që u thashë miqve të mi që ai fitoi dhe i përket atij të tregojë. Vetëm studimi evropian që 20% e votave blihen, ekzekuton demokracinë. 20% përcakton çdo rezultat. U zgjodh Ruçi kryetar Parlamenti, ministri i sigurimit të shtetit. U instalua një shumicë e cila nesër Gramoz Ruçin mund ta emëronte kryeministër. Gjithçka varej nga kjo shumicë si do të trajtonte këtë votë të blerë.


Zheji: Populli thote se marreveshja Rama-Basha akoma vazhdon 

Berisha: Në vlerësimin tim marrëveshja është e vdekur


Janë bërë takime përgatitore për një takim të mundshëm Rama-Basha për kryeprokurorin

Berisha: Para se të ftohej Basha, ambasadorët Lu dhe Vlahutin, pa kërkuar njeri mbi tokë, askush përveç Ramës botuan një dokument se si duhej zgjedhur kryeprokurori i përkohshëm. U botua në media. Dhe në këtë dokument dilte se kryeprokurori mund të zgjidhej edhe me 36 vota.

Zheji: Këtë e ka bërë me studim Bashkimi Evropian.

Berisha: Studim i OPDAT edhe i EURALIUSIT, i pakërkuar nga parlamenti. Morën atributet e Gjykatës Kushtetuese të vendit. Morën atributet e Presidentit të Republikës, të Parlamentit, s’ia kërkoi asnjeri.

Zheji: Mos jemi ky lloj vendi ne, sa të zihen po ia japim gati.

Berisha: Këtë vend e ka katandisur Edi Rama sepse është peng i dosjes së Xibrakës. Këtë nuk ka mbetur njeri që nuk e di sot dhe kur i kujtohet dosja, ai është i gatshëm të ulet barkas dhe të bëjë çdo lëshim. Në këto kushte e ftonte. Çfarë tha Lulzim Basha? Po, plotësisht dakort. Hajde të ulemi të përcaktojmë procedurën ligjore që do të ndjekim dhe që s’mund të ishte kurrë nën 3/5 dhe pastaj të procedojmë me emrin. Jo i thanë ndërmjetësit Lulzim Bashës. Do fillohet me emrin, se pastaj ju mund ta bllokoni. Basha i tha po në qoftë se i bllokojmë, përcaktojmë po në ligj mekanizmin antibllokim. Çfarë ishte ftesa? Ishte një kurth i ulët, i turpshëm në të cilën zoti Basha dhe asnjë politikan nuk mund të binte. Kthesa ishte vetëm për të thënë që e provuam dhe ky s’deshi, hajde zbresim tek 36 deputetët. 

Zheji: Nuk jam këtu vetëm për të pyetur, kam edhe një mendim. Si duket nga paniku i marrëveshjes së dështuar, që unë mendoj rezultoi një katastrofë elektorale më pas u shmang dhe ky takim që do mund të ishte në të mirë të PD-së. 

Berisha: Absolutisht jo. Po më fut të them ca gjëra të tjera. Janë bërë takime përgatitore. Basha ishte shumë serioz në atë që thoshte. Kurse përfaqësuesi i Edi Ramës thoshte: Se kështu na thonë ambasadorët. Sepse ambasadorët donin këtë formë për të mos shkuar pastaj tek emri se mund ta them edhe emrin.

Mbështetja e ambasadorëve ndaj Ramës është e pakufishme. Ne nuk mund të bllokonim zgjedhjen e kryeprokurorit. 

Zheji: Tentuat dje ta bllokonit? 

Berisha: Ishte Rama dje kryeprokuror , por zgjedhjen e kryeprokurorit sipas Kushtetutës, PD absolutisht nuk do ta bllokonte, por ata nuk donin pjesëmarrjen tonë, donin vetëm fasadë. Pasioni për Ramën ka kufi vetëm qiellin. 

Zgjedhja e kryeprokurorit në mënyrë kushtetuese absolutisht nuk do të bllokohej nga opozita. Ne nuk mund ta bllokonim kurrë zgjedhjen, por nuk donin pjesëmarrjen tonë. E donin sa për fasadë. Kush ua bëri kërkesën atyre? Se parlamenti nuk ua bëri. Kërkesën ua bëri Edi Rama. Ajo ishte ekspertizë për Edi Ramën.

Zheji: Po pse ata ia japin në mënyrë kaq të favorshme

Berisha:  Pasioni i tyre për Ramën ka kufi vetëm qiellin.

Pjesa e parë

Berisha tregon shenjën që dha Rama për ta bllokuar garda në foltore: Rama kryehorr

Zheji: A është kjo gjuha që duhet folur me kryeministrin e Shqipërisë (kryehorri, kryepisi)dhe pse gjithë ky tension në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme? 

Berisha: Nuk është gjuha që duhet të përdoret me kryeministrin e Shqipërisë por është gjuha që duhet të përdoret me kryehorrin dhe kryepisin e Shqipërisë që e ka emrin Edi Rama. Dje në parlament, faktikisht është asgjësuar parlamenti shqiptar për herë të parë në historinë e tij 27 vjeçare.

 Cfarë ndodhi? Po marr incidentin me mua. Kërkova në përputhje me rregulloren fjalën për procedurë. Kryetari i Parlamentit, Gramoz Ruçi notifikoi kërkesën dhe pas folësit do të marrësh fjalën. Folësi mbaroi dhe unë u ngrita për të marrë fjalën siç më takon në rregullore dhe siç autorizoi kryetari i parlamentit. Në mënyrë më të paimagjinueshme, Edi Rama i bën një shenjë kryetarit të rojeve dhe rojet e Gardës dalin më bëjnë gardh mua. Ishte pritë. Ajo nuk ndodh në asnjë lloj institucioni të botës. Pse kjo ndodhi në Shqipëri? Edi Rama është i sëmurë psiqik sepse kurrë një njeri normal nuk mund të bëjë veprim të tillë sepse nuk është atribut i kryeministrit, është i kryehorrit që bën kryetarin e parlamentit. 

Zheji: Nëse themi është i sëmurë dhe kryehorr, biseda mbyllet këtu.

 Berisha: Ai është i sëmurë psiqik dhe ti që flet me mua e di këtë që ai mjekohet me kokainë. Ne vërtetë i themi për kokainë, por ai e merr si ilaç. Ai rrin me metodën klasike të Frojdit, të mjekimit të skizofrenisë, të mjekimit të psikozë bipolare me kokainë. Praktikë e tejkaluar tani, sepse në atë kohë nuk kishim mjetet e tjera kurse ai për shkak të kënaqësisë, dhe kokaina e bën  atë të japë. A mundet një njeri të nxjerrë Gardën ndaj atij që po shkon të marrë fjalën që këtu është ekzekutimi i parlamentit. S'ka më parlament këtu! 

Dhe kjo s'u korigjua. Korrigjimi do ishte nëse Rama do dilte jashtë se i mori pushtetin kryetarin e Parlamentit, duke shkarkuar në vend komandantin e rojeve, një bandit, që zbatoi një urdhër për të shkatërruar parlamentin. Gramoz Ruçi u bë bashkëfajtor në aktin më të shëmtuar të parlamentit. Dje Edvin Kristaq Rama ekzekutoi parlamentin  në një akt skizofrenie të pastër, të kontrolluar nga kokaina.

Berisha: Nëse nuk hapen negociatat në 2018, Shqipëria delja e stërzezë e Ballkanit

Zheji: Rama vetëm fitoi zgjedhjet në qershor por ka fituar dhe pëlqyeshmërinë e ndërkombëtarëve jo vetëm në Tiranë por dhe në Bruksel. Ai ka takuar Mogherinin e cila i ka thënë vetëm fjalë të mira, me çfarë optike e lexojnë Ramën në Bruksel e në Tiranë?

Berisha: Nëse Rama  do kishte kredenciale Shqipëria nuk do të ishin kurrë në këtë stad marrëdhëniet me BE-në. Por një shkak janë kredencialet e nxira të Edi Ramës. Ky bashkë me përfaqësues të Brukselit në Tiranë dhe ndonjë përfaqësues të Brukselit në Bruksel thoshte se negociatat i hapim këtë dhjetor dhe atë dhjetor, por nuk u hapën as në 2015, 2016, 2017 dhe mund të të hapen në gjysmën e vitit 2018, por nuk është e sigurtë.

Zheji: Turqia i ka hapur negociatat 15 vite resht...

Berisha: Nuk mund të mendohet krahasimi, Nëse mendohet se Shqipëria krahasohet me Turqinë 70 milionëshe e cila në çdo aspekt shndërrohen në një zë të fuqishëm në BE dhe BE nuk e do atë zë....

Zheji: Juncer dhe zyrtarë të lartë të BE-së përgëzuan Ramën e konsideruan reformist dhe i thanë se do hapen negociatat. 

Berisha: I thanë që duhen reforma për t'i hapur. U takuan me Donald Tusk, i cili tha se ka kryeqytete të tjera jo miqësore ndaj Shqipërisë. Kurse Juncer, mik i Shqipërisë dhe absolutisht jo i Edi Ramës por i Shqipërisë. Në qoftë se Shqipëria në 2018 nuk merr hapjen e negociatave - dhe unë uroj që ta marrë -Shqipëria shndërrohet në delen e stërzezë të Ballkanit dhe kjo do të ishte katastrofë për Shqipërinë. Para se të shkonte, Edi Rama për të mos pasur problem atje e ngriu çështjen e kryeprokurorit.

Zheji: Kjo është inteligjencë...

Berisha: Nuk bëhet pa Kuvendin absolutisht. Kryetari i grupit të PPE-së i thotë se ne po vëzhgojmë zgjedhjen e kryeprokurorit. Del që ne lexojmë më mirë deklaratat e të huajve se sa qeveria. Janë deklarata të CDU-së në Bundestagun gjerman. Jo vetëm këtë kusht por do shohim si zbatohet reforma në drejtësi. Një njeri që do integrimin nuk mund ta çonte kurrë Parlamentin në situatën që çoi dje. Ka qenë lajmi botëror numër 1. Lajmi që ka eklipsuar çdo media amerikane dhe evropiane. I çon Edi Rama.

Berisha mbron Kryemadhin: Rama hëngri çizmen siç e meritoi

Zheji: Pse fiton zgjedhjet kur bën gjithë ato të këqija...

Berisha: Ditën e djeshme unë apo Edi Rama i vumë pritë në Kuvend?! Kush përgjaku deputeten Kërpaçi. Nuk kisha parë ndonjëherë deputete të përgjakur nga policia.

Zheji: U vranë 4 veta më 21 janar

Berisha:  U vra në një sulm ndaj një institucioni kushtetues. Më 21 janar, ambasadorët thanë se kishte agjendë politike. Çfarë agjende kisha dje, se do fliste tre minuta Sali Berisha! Çfarë agjende kishe të marrësh e përgjakësh deputen?! As policia e Birmanisë nuk e bën një gjë të tillë. Çfarë do bënte opozita? Kush e krijoi ditën? Edi Rama! Si mund të tërheqësh zvarrë një vajzë 23 vjeçare. 

Si mund të bësh veten, të detyrosh deputeten të të gjuajë me çizme në një akt legjitim sa nuk ka ku të shkojë më. 

Zheji: Bëhet fjalë për zonjën Kryemadhi?

Berisha: Sigurisht. Ka një gjë, në atë që quhet përgjegjësi, për cdo akt që kryen, njeriu mban përgjegjësi se do ketë një përgjigje. Para se të kryesh një akt, ti duhet të mendosh përgjigjen. Në vend se të ngrihej, e të thoshte kush e përgjaku deputeten, vajzën e re dhe të jepte gjitha udhëzimet, vinte e shante aty me fjalorin e ordinerit dhe hëngri cizmen sic e meritoi.

Zheji: Fjalët fluturuan nga të gjitha anët, për këtë të jemi të saktë.

Berisha: Nuk i dëgjoni ju fjalët e tij, i dëgjoja unë. Fjalët më ordinere. Kush e bëri parlamentin dje në atë gjendje?

"Kryeprokurorja e perkohshme ishte puç kushtetues"

Zheji: Ishte një tentativë e opozitës që e cilësoi zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm si puç.

Berisha: Puç ishte.

Zheji: A ia vlente Arta Marku për këtë që ndodhi?

Berisha: Këtu është Edi Rama për tu bërë kryeprokuror, për të mbyllur dosjen Tahiri që është dosja Rama. Kur përdorja termin narkoshtet para një viti isha i vetmuar dhe askush nuk e përdorte. Sot narkoshtet përdoret universalisht për Shqipërinë. Nuk ka një specialist të vetëm në Shqipëri, edhe specialistët majtistë të thekur, që e kanë quajtur normale këtë zgjedhje.

Zheji: Arta Marku është e bindur se do ta kryej detyrën.

Berisha: Me Arta Markun për ne është Edi Rama që ka vetëm qëllim të zhdukë dosjen Saimir Tahiri. Dje prokuror i përgjithshëm u zgjodh Edi Rama dhe ishte goditja më e rëndë që iu dha reformës në drejtësi. Nuk e ha kush versionin e zgjedhjes së prokurorit të përgjithshme në një Parlament me 69 vota në një Parlament prej 140 deputetësh.

Zheji: Ta dëgjojmë çfarë tha ambasadori Lu?

"Ambasadori Lu e BE kane tejkaluar cdo lloj kufiri ne mbeshtetjen e Rames"

Berisha: Ambasadori Lu dhe Vlahutin është e vërtetë që përfaqësojnë SHBA-në dhe BE-në por është po aq e vërtetë që sillen si ambasador të Edi Ramës në BE dhe SHBA.

Zheji: Mos i ka magjepsur Edi Rama?

Berisha: Ata kanë tejkaluar çdo lloj kufiri në mbështetje ndaj Edi Ramës që unë e kam lidhur me Sorosin dhe majtizmin. Në historinë e politikës ka pasur fatkeqësira si Adolfi që ka pasur mbështetës edhe senatorë. Nëse Edi ka të përbashkët me Hitlerin është psikoza e tij.

A u dhunua një deputete? A tha një fjalë shkëlqesia e tij? Zonja Kërpaçi ishte dhuna aty? Nuk kishte akt më të shëmtuar se të përgjakje një deputete siç ndodhi dje.

Zheji: Ambasadori Lu e shikon me këtë optikë atë që ndodhi dje..

Berisha: E shikon sepse ka njëanësi ekzemplare.

Zheji: Pse është i njëanshëm?

Berisha: A të kujtohen dy deputetë të Edi Ramës? Mark Frroku dhe Arben Ndoka. A të kujtohen posterat e tyre me një ambasador dhe pas pak kohësh kthehet në Shqipëri dhe shan administratën. Paraardhësi i Lu.

Zheji: Arvizu?

Berisha: Arvizu. Ka bërë postera elektoralë me Mark Frrokun dhe Arben Ndokën.  

Nuk kam marrëdhënie të këqija me ambasadorët por dhuna dje pati një kulm, përgjakja e deputetes. Kjo nuk mund t'i kalonte asnjë ambasadori.


EMISIONET