Për marrëveshjen e reformës zgjedhore të arritur ka reaguar edhe sekretari i shteti amerikan, Mike Pompeo.

Në një konferencë për shtyp ditën e sotme (10 qershor 2020) ai tha se e mbështet këtë marrëveshje, e cila, sipas tij, do ta forcojë demokracinë e vendit tonë.

Pompeo: Unë gjithashtu mirëpres marrëveshjen ndër-partiake të Shqipërisë për reformën zgjedhore, e cila do të forcojë demokracinë e saj dhe do të forcojë më tej të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Ne inkurajojmë të gjithë palët e interesuara të kodifikojnë këtë marrëveshje politike.

/Ora News.tv/