Sejko apelon për kthim në normalitet: Duhen kapërcyer vështirësitë emocionale dhe ekonomike

Sejko apelon për kthim në normalitet: Duhen kapërcyer

Kreu i Bankës Qendrore  ka bërë apel që qytetarët dhe institucionet të vijojnë punën për të tejkaluar vështirësitë me të cilat po përballemi pas tërmetit të fuqishëm të 26 nëntorit.Gjatë fjalës së mbajtur në workshopin e Kërkimeve Ekonomike për Europën Juglindore, Sejko theksoi se është shumë e rëndësishme të përballemi vështirësitë emocionale dhe ato ekonomike.

Shqiptarët duhet të vijojnë punën për të përballuar vështirësitë në rrafshin emocional ashtu edhe në atë ekonomik pas tërmetit ët fuqishëm të 26 nëntorit.

Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga kreu i Bankës Qendrore Gent Sejko  për fatkeqësinë natyrore që goditi Shqipërinë.

Gjatë fjalës së mbajtur në workshhopin për Kërkimin Ekonomik në Europën Juglindore, Sejko theksoi se është e rëndësishme ti kthehemi jetës së përditshme.

Sejko: Kjo pjesëmarrje bëhet edhe më domethënëse në vijim të pasojave të rënda të shkaktuara nga tërmeti i fortë që disa ditë më parë goditi vendin tonë. Kjo na jep forcë që pavarësisht humbjeve, ne të vazhdojmë punën tonë për të kapërcyer vështirësitë me të cilat po përballemi, si në rrafshin emocional ashtu edhe në atë ekonomik, dhe t’ia dalim mbanë t’i kthehemi jetës dhe aktiviteteve tona të përditshme institucionale.

Ndër të tjera Sejko theksoi  se Banka e Shqipërisë  është e fokusuar në ruajtjen e stabilitetit monetar dhe financiar.

Sejko: Bazuar në analiza të kujdesshme dhe rigoroze, politikat tona kanë qenë të suksesshme në ruajtjen e stabilitetit monetar, makroekonomik dhe financiar. Me gjithë vështirësitë e hasura, ekonomia jonë ka regjistruar norma pozitive rritjeje dhe sistemi ynë bankar ka qenë i qëndrueshëm. Sektori bankar është i mirëkapitalizuar dhe fitimprurës, kreditë me probleme janë ulur dhe bankat po vazhdojnë ta mbështesin aktivitetin ekonomik me kredi, ndërkohë që menaxhojnë edhe goditjet e mundshme që burojnë nga sektori i jashtëm i ekonomisë.

Seminari XIII i Kërkimit Ekonomik për Evropën Juglindore do të përqendrohet tek politika monetare, stabiliteti financiar, si dhe digjitalizimi i shërbimeve financiare.

EMISIONET