Kosova rrezikon marrëdhëniet me SHBA, sot mbahet seancë e jashtëzakonshme

Kosova rrezikon marrëdhëniet me SHBA, sot mbahet seancë e

Paralajmërimi i disa politikanëve në Uashington për të tërhequr trupat nga Kosova e nxiti Partinë Demokratike të kërkojë mbledhjen e në një seancë të jashtëzakonshme të parlamentit. Sipas PDK-së, kjo situatë është pasojë e qasjes “shpërfillëse e joserioze të kryeministrit Albin Kurti, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-së.

Kuvendi i Kosovës do të zhvillojë një seancë të jashtëzakonshme me kërkesë të Partisë Demokratike në lidhje me atë që quan rrezikim të marrëdhënieve diplomatike të Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara.

Sipas kësaj partie, kjo situatë është pasojë e qasjes “shpërfillëse e joserioze të kryeministrit Albin Kurti, në raport me këshillat e udhëzimet e përfaqësuesve të SHBA-së.

Kërkesa e PDK-së pasoi një postim të Donald Trump Junior, djalit të presidentit të SHBA-së, Donald Trump, i cili u bëri jehonë deklaratave të senatorit amerikan, David Perdue, që thoshte se “në rast se Kosova nuk e shfuqizon tarifën ndaj Serbisë dhe nuk është e përkushtuar për paqen, atëherë SHBA-ja duhet të rishqyrtojë praninë e saj në Kosovë”.

Deklarata gjeti mbështetjen edhe të të dërguarit presidencial të SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorit, Richard Grenell.

Edhe partneri i koalicionit Lidhja Demorkatike e Kosovës kërkon shfuqizimin e plotë të tarifave ndaj Serbisë. Kjo ka bërë që disa analistë në Kosovë të paralajmërojnë prishjen e marrëveshjes LDK-LVV.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës po insistojnë që qeveria e Kosovës të shfuqizojë tarifën doganore prej 100 për qind ndaj importeve nga Serbia, për t’i dhënë një shans rifillimit të dialogut me Serbinë dhe arritjen e një marrëveshjeje paqeje.

Kryeministri Kurti më 27 shkurt propozoi që më 15 mars të hiqet tarifa për lëndën e parë që importohet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, si "shenjë e vullnetit të mirë" dhe e gatishmërisë “për fillim të zgjidhjes së mirëfilltë të mosmarrëveshjeve ekonomike, tregtare dhe politike me Serbinë”.

EMISIONET