Protestat detyrë kryesore, Basha mbledh Sekretariatin: Nisni përgatitjen

Protestat detyrë kryesore, Basha mbledh Sekretariatin: Nisni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar mbledhjen e parë me sekretarët e sapo zgjedhur të selisë blu. Në këtë takim ka marrë pjesë dhe ish-presidenti Bujar Nishani tashmë në detyrën e kryetarit të Këshillit Kombëtar.

Burimet kanë bërë të ditur se Basha u ka kërkuar të përqendrojnë punën te organizimi i protestave, duke ua përcaktuar dhe si detyrë kryesore.

Ndërkaq në selinë e PD është kërkuar zhvillimi i një mbledhje me aleatët e PD ku do të diskutohet organizimi i protestave.

Po në mbrëmje, Basha ka kërkuar dhe mbledhjen e Kryesisë së kësaj partie, e cila është zgjedhur të shtunën që kaloi.

EMISIONET