Sassuolo rrëmben yllin e Barcelonës

Sassuolo rrëmben yllin e Barcelonës

Një "bombë" e vërtetë merkatoja ajo që po programohet nga drejtuesit e Sassuolës. Sipas asaj që shkruan "Sky Sport Italia" drejtuesit e jeshilëve kanë rënë dakord për mbrojtësin e Barcelonës, Marlon.

Qendërmbrojtësi brazilian do të arrijë me një kosto prej 6 milion euro dhe thuhet se 22 vjeçari do të kryejë vizitat mjekësore ditën e enjte. Megjithatë, Barcelona do të ketë një opsion rimbursimi për ta kthyer atë në "Camp Nou" në të ardhmen.

Në rast se ai shitet nga Sassuolo, blaugrana mban do të përfitojnë edhe një përqindje të çdo tarife të shitur. Për të arritur tek Marlon, Sassuole kishte konkurrencë nga Schalke 04, Galatasaray dhe Sevilla. Sezonin e shkuar Marlon luajti te Nice në formë huazimi.

EMISIONET