Sarri "tërbon" Juven: Jam i lumtur kur Ronaldo mërzitet

Sarri "tërbon" Juven: Jam i lumtur kur Ronaldo mërzitet

Marrëdhënia Mauricio Sarri-Cristiano Ronaldo pësoi një krisje 2 javë më parë kur trajnerin i Juventusit e zëvëndësoi në 2 takime rresht "yllin" portugez.

Në konferencë për shtyp, për të folur për ndeshjen e nesërme që Juventusi do të luajë kundër Atletikos, të vlefshme për Ligën e Kampionëve, Sarri i ka hedh "benzin" zjarrit duke deklaruar se ndihet i lumtur kur Ronaldo mërzitet.

Marrëdhënia me Ronaldon? “Marrëdhënia ime me lojtarin është e mirë. Nëse një lojtar mërzitet për një zëvendësim unë jam i lumtur, veçanërisht nga një lojtar që ka fituar gjithçka, që do të thotë se ai ende ka motivime të forta”.

Një deklaratë e cila nuk është pritur mirë nga tifozët bardhezi dhe drejtuesit e Juventusit.

EMISIONET