Sarri: Nuk më intereson Interi apo Lazio, jemi të përqëndruar në ndeshjet tona

Sarri: Nuk më intereson Interi apo Lazio, jemi të

Juventusi kryeson kampionatin me 4 pikë më shumë se Lazio, por trajneri Maurizio Sarri thotë se atij nuk i intereson se çfarë bëjnë kundërshtarët. Ai kërkon nga bardhezinjtë të qëndrojnë të fokusuar tek ndeshjet e tyre ndërsa flet për takimet e Lazio dhe Inter në kampionat.

"Unë nuk e kam parë Inter, kam qenë duke punuar. Dhe kam parë vetëm një pjesë të Atalanta-Lazio. Ne duhet të shohim shumë rezultatet tona dhe pak ato të të tjerëve. Ne duhet të përqëndrohemi vetëm në sfidën tjetër , pa menduar për klasifikimin”, komentoi trajneri Maurizio Sarri në prag të Juventus-Lecce.

Një kundërshtar në letër i përballueshëm që vjen nga humbja e thellë kundër Milanit, por Sarri kërkon impenjim: "Në këtë moment lojërat janë të gjitha të vështira. Ne duhet të jemi të përqëndruar, pa qenë sipërfaqësor apo mendjemëdhenj. Lecce luan mirë futboll dhe është një rival i rrezikshëm".

Sarri ka disa probleme me pezullimet dhe dëmtimet: "Matuidi mund të luajë në mbrojtje, është një zgjidhje që ne kemi provuar tashmë. Higuain mund të përdoret vetëm në një pjesë të lojës, si Ramsey. Ata po rriten. Bernardeschi është një lojtar oplivalent sepse mund të luajë në më shumë role, ai thjesht duhet të gjejë vazhdimësinë e performancës.

Mund të behet një mesfushori i shkëlqyer, por mund të luajë edhe në krah. Pjanic? Ai është plotësisht në dispozicion dhe po rritet, Unë gjithmonë e mbaj atë në konsideratën më të lartë ".

Boshnjaku është në qendër të thashethemeve të merkatos pasi dëshirohet Barcelona për një shkëmbim me Arthur: "Braziliani është një lojtar i Barcelonës dhe do duket keq po fola për të, ashtu siç nuk më pëlqeu kur trajneri i tyre foli për Pjanic. Nuk dua të flas për të ”, tha Sarri.

EMISIONET