Sarri drejt Premier League, Benitez emër "i nxehtë" tek Napoli

Sarri drejt Premier League, Benitez emër "i nxehtë" tek

Maurizio Sarri në qendrën e merkatos.

Pas dështimit për të ndjekur hapin e kryesuesve të Seria A, Juventusit, që me shumë mundësi do të fitojë titullin e 7-të kampion radhazi, bashkëpunimi mes Sarrit dhe napoletanëve mund të përfundoj që në këtë sezon.

Sipas mediave italiane, Arsenal dhe Chelsea janë vënë në kërkim të një trajneri të ri dhe tekniku 59 vjeçarë mund të jetë ai që mund të zbarkojë në Londër sezonin e ardhshëm.

"Il Mattino" pretendon se presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis tashmë është duke konsideruar mundësinë që  Sarri të largohet këtë verë dhe po rreshton zëvendësimet potenciale.

Gazeta me bazë në Napoli thotë se presidenti i tw kaltwve ka folur me menaxherin e trajnerit të Newcastle United, Rafa Benitez rreth një kthimi në klub.

Benitez kaloi dy vjet në krye të Napoli, duke fituar Kupën e Italisë në vitin 2014 dhe raporti pohon se 58-vjeçari ishte 'i hutuar' nga qasja e De Laurentiis, por nuk e hodhi poshtë propozimin.

Ndërkohë, Sarri ka një klauzolë në kontratën e tij me Napoli, e cila do të lejonte që ai të largohej nëse Chelsea do të paguante 8 milionë euro.

EMISIONET