Sarandë, trafikonin drogë në Greqi, lihen në burg 12 anëtarët e grupit kriminal

Sarandë, trafikonin drogë në Greqi, lihen në burg 12

Gjykata e Sarandës la në burg 12 personat e arrestuar si në kuadër të operacionit “Piramida”, gjatë të cilit u godit një grup trafiku droge drejt Greqisë.

Seanca u zhvillua nën masa të rrepta sigurie dhe me familjarë të shumtë të personave të arrestuar që qëndruan pranë gjykatës.

Ajas Lile, Altin Sakaj, Kastriot Muka, Armand Koçiu, Fatjon Dule, Mario Zybo, Afron Halili, Osman Halili, Enea Duro, Emilio Mehmeti, Torio (Viktor) Ruci dhe Eristjan Bejko do të qëndrojnë në qeli deri në përfundim të hetimeve ndaj tyre.

Katër persona të tjerë janë në kërkim si anëtarë të grupit. Por familjaret shprehen se arrestimi i tyre eshte nje farse dhe se ata jane te pafajshem.

Diten e djeshme avokati Gjergji Imeri u shreh se i ishte ndaluar te takonte klientin e tij dhe kjo me urdher te prokurorise.

Policia sqaroi dje se "sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.  Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura", sqaron policia. 

Të arrestuarit janë

• Altin Sakaj, 36 vjeç, banues në fshatin Vrinë, Konispol, (i cili është kapur në flagrancë me mjetin me targa AA 931 IK, duke transportuar 18 kg lëndë narkotike kanabis).

• Ajaz Lile, 21 vjeç, banues në fshatin Shalës, Konispol, (i dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike , i ndaluar me pseudonimin “babi”,  si organizator i grupit).

• Armando Koçiu, 29 vjeç, banues në Sarandë, (organizonte punën për gjetjen e lendës narkotike).

• Afron Halili, 22 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (bëntë magazinimin e lëndës narkotike).

• Kastriot Muka, 32 vjeç, banues në Tepelenë, (posedues i lëndës narkotike).

• Enea Duro, 22 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Marjo Zybo, 28 vjeç, banues në Sarandë, (transportues i lëndës narkotike).

• Fatjon Dule, 25 vjeç, banues në Konispol, (transportues i lëndës narkotike).

• Emilio Mehmeti, 28 vjeç, banues në Sarandë, (kontrollues i rrugës nga do kalonte lënda narkotike).

• Tori Ruci, 42 vjeç, banues në Sarandë, (financues për blerjen e lëndës narkotike).

• Eristjan Bejko, 21 vjeç, banues në Gjirokastër, (magazinues i lëndës narkotike).

• Osman Halili, 52 vjeç, banues në fshatin Ninat, Konispol, (ruante ambjentin ku magazinohej lënda narkotike).

Si dhe u bë shpallja në kërkim i shtetasve:

- E.V., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

- R.H., transportues i lëndës narkotike nga fshati Shalës në drejtim të kufirit të gjelbër.

- F.(D.).D., transportues nga kufiri i Gjelbër drejt shtetait Grek.

- M.D., kontrollues i rrugës për kalimin e lëndës narkotike.

EMISIONET