Sarandë, servisi i telefonave përfshihet nga flakët

Sarandë, servisi i telefonave përfshihet nga flakët

Një servis pajisjesh telefonike në lagjen nr.1 në qytetin e Sarandës ka marrë flakë.

Servisi në pronësi të Bexhet Munga ndodhej në katin e parë të një pallati 7-katësh.

Ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës bëri të mundur lokalizimin e zjarrit për të mos u përhapur nëpër katet e tjera të pallatit.

Në kohën kur ka shpërthyer zjarri nuk ka pasur asnjë në dyqan, pasi pronarët ishin larguar në shtëpi për pushimin e drekës.

Po punohet për të përcaktuar shkakun e këtij zjarri me dëme të konsiderueshme materialesh.

EMISIONET