Sarandë, përplaset nga automjeti, plagoset drejtuesi i motorit

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në rrugën numër 5 në Sarandë. Një automjet tip Volkswagen është përplasur me një motor.

Nga aksidenti është plagosur drejtuesi i motorit, i cili është dërguar me urgjhencë në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore.

Ende nuk dihet dinamika e aksidentit, ndërkohë grupi hetimor në vendnngjarje ka nisur hetimet.

Ky është aksidenti i tretë brenda pak ditësh në Sarandë, ku përplasen motorët.

Shikoni të gjitha FOTOT duke klikuar këtu

EMISIONET