Sarandë, motori përplaset nga dy makina, rëndë 21 vjeçari

Një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë në një aksident rrugor në Sarandë. 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në zonën e Qafë Gjashtës. 

 I riu po udhëtonte me një motor, i cili është goditur fillimisht një makinë e drejtuar nga një shtetas i huaj dhe më pas një makinë tjetër tip Benz. 

Për pasojë, Armand Gjinika nga fshati Gjashtë, ka përfunduar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Pamjet e siguruara nga korrespondenti i Ora News, Geraldi Bregu, në vendin e ngjarjes, tregojnë motorin thuajse të shkatërruar nga përplasja.


EMISIONET