Sarandë: Makina del nga rruga e përplas 3 këmbësorë, vdes një grua

Sarandë: Makina del nga rruga e përplas 3 këmbësorë,

Një aksident i rëndë është shënuar paraditen e sotme në fshatin Mursi të Sarandës. 

Makina ka dalë nga rruga duke goditur tre këmbësorë, dhe për pasojë një grua 35 vjeçare humbi jetën, ndërsa dy kalimtarë të tjerë kanë mbetur të plagosur.

 Policia e Sarandës informon se makina tip "Benz-2500" që shkaktoi aksidentin e orës 09:20 minuta drejtohej nga një 21 vjeçar.

 "Më datë 04.01.2019, rreth orës 09:20, në afërsi të liqenit në fshatin Mursi, automjeti "Benz-2500" me drejtues shtetasin O.M, 21 vjeç, ka dalë nga rruga dhe ka goditur 3 këmbësorë, ku si pasojë shtetasja L.B, 35 vjeçe ka ndërruar jetë në vend ndërsa dy shtetasit e tjerë S.S 33 vjeç dhe G.S, 38 vjeç, kanë mbetur të dëmtuar" informon policia e Sarandes.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer hetimet në lidhje me përcaktimin e shkakut dhe të sqarimit të rrethanave.

(foto: Ilustruese) 

EMISIONET