Gjykata e Sarandës vendosi të lënë të burg 72-vjeçarin e akuzuar nga një e mitur për abuzime seksuale.  Burri në gjykatë mohoi pretendimet, ndërsa kundër vajzës janë edhe familjarët e saj, ndaj ajo ka marrë urdhër mbrojtje.

Ky është  72-vjeçari, Bajram Tusha, teksa futet në gjykatën e Sarandës që e la në burg për marrëdhënie seksuale me të mitura.

Burri u arrestua pasi një 17 vjeçare e akuzon atë për abuzim seksual në disa vite.

Në sallën e gjyqit i moshuari ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë mbi të.

Ai  është shprehur se i ka ndihmuar dhe kjo është padrejtësi ndaj tij, kurse nga ana e tyre familjarët e të miturës i kanë kërkuar asaj heqjen e denoncimit.

Ata akuzojnë të dashurin e vajzës se e ka shtyrë të denoncojë Barjam Tushën  dhe persona të tjerë si abuzues seksual.

Midis tyre 17- vjeçarja ka akuzuar edhe të atin e saj për kryerje veprimesh të turpshme.

Sipas avokatit, Gjergji Imeraj, familja e të miturës po përgatit një padi penale për të dashurin e vajzës, i cili prej dy javësh e mbante vajzen në shtëpinë e tij.

Historia e abuzimit të pretendentuar u denoncua pak ditë më parë ndërsa ka ndarë 17-vjeçaren edhe nga familjarët e saj.  

Ata nuk i besojnë deklarimet e saj ndaj vajza ka marrë një urdhër mbrojtje.





/Ora News.tv/