Sane tek Bayern

Sane tek Bayern

Prej javësh është përfolur për transferimin e Leroy Sane tek Bayern dhe gjithçka është bërë publike.  Sipas të gazetës gjermane "Kicker" 1 javë më parë bavarezët ofruan një shumë prej 100 milionë eurosh por që më vonë u mohua publikisht nga vetë klubi.

Kjo e shtyu skuadrën e Manchester City-t të vendosë një çmim rreth 137 milionë euro për Sanen në mënyrë që të largojë Bayernin. Por mes bavarezve dhe vetë lojtarit është arritur një akord.  Gjermanët kanë ofruar së fundmi 110 milionë për transferimin e 23 vjeçarit me të dyja klubet që kanë arritur një marrëveshje, raporton e përditshmja France Football.         

E vetmja gjë që mund ta ndalojë atë është dëmtimi që ka pësuar lojtari e cila mund ta kufizojë t’i nënshtrohet testeve mjekësore, gjë që mund ta shtynte transferimin për merkaton e janarit.

EMISIONET