Kur u duk se gjithçka po shkonte mirë ka ardhur edhe goditja.
Sulmuesi kilian i Interit, Alexis Sanchez ka pësuar një dëmtim serioz gjatë grumbullimit me Kilin. Lojtari i huazuar te zikaltërit gjatë merkatos së verës nga Manchester United mësohet se ka dëmtuar rëndë ligamentin e këmbës.
Lajmi bëhet i ditur përmes një deklarate të Federatës Kiliane, që konfirmon se testet e zhvilluara sot kanë treguar zhveshje të tendinave në kyçin e këmbës së tij.
Megjithatë, ende nuk dihet shkalla e dëmtimit, ku duhet të mësohen nga testet e tjera dhe rezultatet e MRI. 30-vjeçari deri më tani ka bërë katër paraqitje me fanellën e Interit, duke shënuar një gol.
/Ora News.tv/