Alexis Sanchez do të jetë lojtari që do të mbajë numrin 7 tek Interi.
Kiliani ka vendosur të ndryshojë numrin që do ketë në shpinë, duke lënë bosh numrin 11 dhe duke marrë fanellën e lënë bosh prej largimit të Mauro Icardit. Ky i fundit vendosi që të transferohet te Paris Saint Germain në ditën e fundit të merkatos, me formulën e huazimit me të drejtë blerje për 75 milionë euro.
Numri 7 te Interi është mbajtur nga emra të mëdhenj të futbolli, si Philippe Coutinho, Figo apo Zanetti në disa periudha. Ndërkohë që në periudhën e fundit, numri 7 është quajtur si ters, me Quaresma, Kondogbia dhe Cancelo që nuk arritën të tregojnë në asnjë moment formën e tyre më të mirë.
Ndërkaq, ky numër mbahej nga Sanchez gjatë periudhës kur aktivizohej te Manchester United, si dhe te kombëtarja e Kilit.
/Ora News.tv/